Shkurt.ch
40.000 familje pensionistësh nuk mund të paguajnë qiranë e banesës
Ndihmat plotësuese të destinuara për të paguar qiranë e banesës nuk janë rritur që nga viti 2001. Ato, edhe më tej sikur para 15 e më shumë vitesh janë 1100 franga për pensionistin/en që jeton vetëm ose 1250 franga për çiftet
Më shumë se 40 mijë ekonomi familjare në Zvicër nuk kanë para të mjaftueshme për të paguar qiratë e banesave të tyre. Shkaktar i kësaj mungese është kufizimi i ndihmave kompensuese që marrin pensionistët, shkruan organizata që merret me përkujdesjen e të moshuarve “Pro Senectute” në ditën e pleqërisë, që i bie sot, më 1 tetor, shkruan srf.ch
Ndihmat plotësuese të destinuara për të paguar qiranë e banesës nuk janë rritur që nga viti 2001. Ato, edhe më tej sikur para 15 e më shumë vitesh janë 1100 franga për pensionistin/en që jeton vetëm ose 1250 franga për çiftet, transmeton albinfo.ch. Gjatë po kësaj kohe çmimet e qirasë së banesave në Zvicër janë ngritur për 20 për qind.
Pro Senectute tërheq vërejtjen se çmimet e qirave të banimit në të gjitha kantonet pos në atë të Juras dhe të Neuchatelit janë dukshëm më të larta se sa ndihmat plotësuese. Ndërsa gjendja është veçanërisht akute në kantonet: Zug, Schwyz, Zürich, Nidwalden dhe Gjenevë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit











