Lajme
40 milionë bankënota 1000-frangëshe, të “bunkerizuara”
Një studim i SNB tregon se 40 milionë 1000 frangëshe, ose 85 % nga vlera e gjithëmbarshme e tyre nuk përdoren për pagesa por ruhen ose "bunkerizohen"
Çfarë bëjnë zviceranët me kartëmonedhat e tyre prej 1000 frangash? Siç tregon një studim i realizuar nga SNB, “konservimi” i këtyre bankënotave është arsyeja kryesore përse ato fare ekzistojnë, shkruan tamedia.ch.
Deri më tash Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka besuar se bankënotat 1000-frangëshe kanë rëndësi dhe prandaj përdoren për blerjet e shtrenjta. Por një studim i SNB tregon se 40 milionë 1000 frangëshe, ose 85 % nga vlera e gjithëmbarshme e tyre nuk përdoren për pagesa, por ruhen të grumbulluara ose të “bunkerizuara”
Rreth 85 për qind të vlerës së gjithëmbarshme të kësaj bankënote në vitin 2017 është mbajtur e ruajtur ose është bunkerizuar, thuhet në një dokument pune të SNB.
Sipas shifrave zyrtare, në qarkullim janë hedhur gjithsej 48 milionë kartëmonedha të kësaj vlere, transmeton albinfo.ch. Nga kjo rezulton se 40 milionë (ose 85%) 1000 frangëshe janë të bunkerizuara.
Në krahasim me vitin 1970 dallimi është shumë i madh. Atëbotë ishin bunkerizuar vetëm rreth 40% të këtyre bankënotave.
Sa u përket bankënotave prej 200 frangash, përqindja e bunkerizimit ka qenë në mes 42 dhe 60% ndërsa 100 frangëshet bunkerizohen vetëm në 8 deri 16% të rasteve.
Deri në këtë studim, SNB besonte se bankënotat prej 200 dhe ato prej 100 frangash janë në radhë të parë të destinuara për blerje që bëhen jo shpesh, por që kushtojnë shumë dhe kanë rëndësi, përcjell albinfo.ch. Me këtë është nënkuptuar blerja e një veture ose mobileve.
Siç bën të dituar tamedia, marrë në përgjithësi, kurrë deri më tash nuk është bunkerizuar sasi kaqe e madhe e të hollave sikur në vitet e fundit. Kështu, në vitin 2017 rreth 60% e vlerës së gjithëmbarshme të bankënotave nuk është përdorur për pagesa.
Një gjë që bie veçanërisht në sy është se para së gjithash në kohë krizash, me shkallë të rritur të pasigurisë, kartëmonedhat dhe në veçanti ato me vlerë të 1000 frangave, zhduken nga qarkullimi dhe bunkerizohen, në Zvicër ose jashtë vendit.
Studimi i SNB nuk tregon nëse 1000 frangëshet shfrytëzohen nga kriminelët dhe në ç`masë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











