Lajme
40 operacionet e Egzonit 15 vjeçar
Vuajtjet për Egzonin kishin filluar pas një operacioni të dështuar të zorrës qorre, të bërë në Kosovë dhe trajtimit post-operativ
Është operuar plot 40 herë brenda më pak se një viti dhe ka shpresë se më në fund, më 4 korrik do të mund të braktisë Klinikën e Gracit, Austri dhe të kthehet në vendlindje në Kosovë.
Ky është Egzon Teraku, një djalë bonjak 15 vjeçar nga Kosova. Rruga e vuajtjeve për Egzonin kishte filluar pas një operacioni të dështuar të zorrës qorre, të bërë në Kosovë dhe trajtimit post-operativ të tij. Atë që kishin parë mjekët në barkun e Egzonit kishte qenë një tmerr i vërtetë.
“Nga barku i hapur dhe vrimat nëpër zorrë, dukej sikur të kishte gjuajtur ndokush me çifte në barkun e tij”, thotë dr. Michael Höllwarth, udhëheqës i Klinikës së Kirurgjisë për fëmijë dhe të rinj në Graz, transmetuar nga gazeta austriake “Kleine Zeitung”.
Pas muajsh të tërë në stacionin intensiv, operacioneve, ndërhyrjeve dhe ushqimit artificial, djaloshi nga Kosova, më në fund ndjehet mirë. Ai ushqehet sipas planit dietal, mund të ngrihet në këmbë, të ecë dhe të përqendrojë forcën e tij. Madje , me shoqërim të dikujt, ai do të mund të bënte edhe shëtitje në malin e afërm.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit, Egzoni do të lirohet më 4 korrik dhe do të kthehet te të afërmit e tij në Kosovë.
“Për njëfarë përkujdesjeje mjekësore do të ketë nevojë edhe më tej, thonë mjekët. Atij do t`i duhet tri herë në javë të marrë infuzion plotësues. Kjo, për arsye se Egzoni ende nuk mund të hajë sa për të plotësuar energjinë që i nevojitet për lëvizje normale. Trupi i tij është edhe më tutje i dobët.
“Një rast të tillë nuk kam hasur kurrë ndonjëherë më parë në praktikën time mjekësore”, ka thënë dr. Hölwarth.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











