Lajme

400 shtëpi në Cyrih u shkatërruan për ndërtime të reja

Shtëpitë për një familje po bëhen gjithnjë e më të pakta në Zvicër

Një prirje e re po rritet në tregun e pronave të Zvicrës: sipas një studimi të ri të pasurive të paluajtshme nga Zürcher Kantonalbank ZKB, një pjesë e madhe e shtëpive të vjetra njëfamiljare po shkatërrohen dhe zëvendësohen nga banesa shumëfamiljare si ndërtesat e apartamenteve, njofton albinfo.ch.

Vetëm në kantonin e Cyrihut, pothuajse 400 shtëpi për një familje u shkatërruan vitin e kaluar për të krijuar hapësirë për ndërtime të reja, tha eksperti i pasurive të paluajtshme të ZKB, Jörn Schellenberg.

Ai shtoi se “shtëpia e një familjeje po bëhet e vjetëruar edhe në pjesën tjetër të Zvicrës”, sepse ka mungesë të tokës ndërtimore në të gjithë vendin dhe për këtë arsye banesat duhet të densohen. /Albinfo.ch