Lajme
42 milionë amerikanë humbin punën shkaku i koronavirusit
42 milionë qytetarë – janë regjistruar në pakon për përfitime për shkak të papunësisë, që kur vendi është goditur nga pandemia.
Edhe 1.9 milionë punëtorë aplikuan për ndihmën e parë javën e shkuar, sipas Departamentit të Punës në SHBA. Kjo tregon rënie nga një javë më herët dhe vazhdim të trendit që po zgjat qe dhjetë javë, me javën më të keqe, të parën, që kulmin e pati me 6.9 milionë punëtorë që humbën vendet e punës në fund të marsit.
Sipas të dhënave, 21.5 milionë është shifra e atyre që kanë kërkuar ndihmë për të dytën javë rresht. Numri i atyre që kanë përsëritur kërkesën për ndihmë ka rënë nga java e shkuar, duke sugjeruar se më shumë njerëz po kthehen në punë me ekonominë që po rihapet. Megjithatë, sipas CNN, lëvizjet janë tejet të ngadalshme, përcjell albinfo.ch
Për 11 javë rresht, shifra ka qenë milionëshe për ata që kanë mbetur pa punë. Para pandemisë, departamenti i punës s’ka regjistruar asnjë herë ndonjë javë me më shumë se një milion persona që kanë humbur punën.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens











