Kosova
Sa para ka dërguar diaspora gjatë pandemisë në Kosovë dhe në ç`mënyrë?
Në periudhën janar-tetor 2020, vlera e dërgesave nga mërgimtarët ka arritur në shifrën prej 795.6 milionë eurove apo 90 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2019
Gjatë kohës sa po zgjat pandemia, tashmë dhjetë muaj, është folur në mënyra të ndryshme rreth dihmave financiare që kanë dhënë mërgimtarët në Kosovë.
Ajo që përmendet më së shpeshti është se ka munguar ndjeshëm prania e tyre dhe me këtë, edhe “injeksioni” tradicional financiar që merr ekonomia kosovare prej diasporës, shkruan albinfo.ch. Por, nga ana tjetër, janë publikuar shpesh informacione se, sa u përket remitencave, ky vit, ndryshe i cilësuar si “vit i humbur” ka qenë më i frytshëm në krahasim me vitet “normale”.
Për të krijuar një ide më konkrete rreth lëvizjeve në këtë segment, albinfo.ch ka kërkuar përgjigjet e zëdhënësit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Kushtrim Ahmetit.
Albinfo.ch: A mund t’i kemi specifikisht të dhënat e dërgesave gjatë kësaj periudhe nga Zvicra, Gjermania, Austria dhe cili është dallimi nga viti i kaluar në përgjithësi e dërgesave nga diaspora dhe konkretisht nga vendet e përmendura?
Kushtrim Ahmeti: Shtetet gjermanishtfolëse (Gjermania, Zvicra, Austria), të përcjella nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca, janë vendet prej nga, edhe gjatë kësaj periudhe, ka pasur më së shumti remitenca.
Në periudhën janar-tetor 2020, vlera e dërgesave nga mërgimtarët ka arritur në shifrën prej 795.6 milionë eurove apo 90 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2019, kur totali i remitencave ishte në vlerën prej 705.6 milionë euro. Nga kjo shumë, 115.3 milionë janë të dërguara përmes bankave komerciale, 556.9 milionë nëpërmjet agjencive për transferim të mjeteve, ndërsa 124.2 milionë kanë ardhur përmes kanaleve joformale siç është bartja e parave “në xhepa”.
Albinfo.ch: Si i matni dërgesat përmes kanaleve jo formale?
Kushtrim Ahmeti: Vlerësimi i dërgesave të emigrantëve që bëhen përmes kanaleve joformale bëhet duke përdorur modelin ‘medd’ që ka për bazë, numrin e emigrantëve që kanë ardhur në Kosovë në muajin referues dhe shumën mesatare që ata sjellin si remitenca. Metodologjia është e publikuar në faqen e BQK-së në këtë vegëz: Balance of Payments Statistics Methodology (bqk-kos.org) Metodika_mbi_Statistikat_e_Bilancit_te_Pagesave.pdf (bqk-kos.org)
A mund tu sugjeroni mërgimtarëve se cilat janë kanalet më sigurta dhe më të lira për dërgimin e parave të tyre në Kosovë?
Kushtrim Ahmeti: Dërgimi i remitencave përmes institucioneve financiare është i sigurt. Mërgimtarëve u rekomandojmë të shfrytëzojnë kanalet zyrtare. Secili institucion ka çmimoren e vet dhe mërgimtarët rekomandohen të sigurojnë këto informata paraprakisht.
albinfo.ch: A mund të jetë e qartë tashmë se dërgesat gjatë pandemisë kanë shkuar më shumë për konsum apo BQK ka bërë ndonjë analizë më të saktë se ku mund të shkojnë më shumë remitencat e mërgimtarëve?
Kushtrim Ahmeti: Stafi i BQK-së ka bërë hulumtime më herët për “Determinimin e Remitencave – rasti i Kosovës”. Vegëza e këtij publikimi është: https://bqk-kos.org/repository/docs/2010/CBK_WP_no.3.pdf
Ndryshe, nuk ka ndonjë hulumtim tjetër që ofron informata të ngjashme vetëm për periudhën e pandemisë.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












