Lajme
Këmbëngul deputetja zvicerane: Testim për të huajt prej ngado që të vijnë
Mllefi i deputetes kishte të bënte me atë se "ne në Zvicër kemi bërë kufizime drastike në të gjitha sferat e jetës, duke mbyllur restorantet..."
Dy ditë më parë, një postim në mediat sociale i bërë nga deputetja nacionale e SVP-së, Sandra Sollberger kishte kritikuar autoritetet përkatëse zvicerane për neglizhim të atyre që vijnë nga jashtë në Zvicër.
Më saktësisht kritikat e saj ishin fokusuar te numri i madh i qytetarëve të këtushëm me rrënjë kosovare, të cilët gjatë ditëve festive kishin shkuar me numër të madh për të pushuar në Kosovë.
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, duke ju referuar mediave zvicerane, numri i aeroplanëve të kthyer brenda një dite nga Kosova, vetëm në Aeroportin e Bazelit, shkonte deri në afër 50 sish.
Ndërsa mllefi i deputetes kishte të bënte me atë se “ne në Zvicër kemi bërë kufizime drastike në të gjitha sferat e jetës, duke mbyllur restorantet dhe vendpushimet e skive etj. ndërkohë që ata po vijnë pasi kanë bërë pushime komode në vendet e tyre të prejardhjes”, shkruan albinfo.ch. Për këtë arsye ajo kërkonte që atyre (kryesisht kosovarëve) t`u bëhet testi dhe eventualisht të futen në karantinë.
Në përgjigjen që Sandra Sollberger i jep gazetës 20minuten thekson se ajo ka zgjedhur foton e postuar në mënyrë të rastësishme dhe nuk dëshironte posaçërisht të shënjestronte një vend të caktuar (Kosovën).
“Për sa kohë që numrat në Zvicër po zhvillohen ashtu siç janë për momentin, në kufi duhet shikuar më me kujdes, pavarësisht se prej nga vijnë pasagjerët”, thotë ajo.
E ballafaquar me të dhënat të cilat tregojnë se numri i ratseve pozitive në Zvicër (38.7 raste në 100 mijë banorë) është afër 5 herë më i lartë se ai në Kosovë (8.1), ajo thotë se “është e sigurt” se numrat nga shumë vende nuk janë të saktë.
“Në Zvicër, çdo numër është regjistruar me përpikmëri. Ne testojmë shumë dhe falas. Unë dyshoj se mund të mbështetemi me të vërtetë në numrat nga Kosova”, vazhdon Sollberger. Shumë kosovarë, sipas saj, i kanë raportuar asaj dhe janë pajtuar me qëndrimin që ajo ka shprehur.
Nuk ka detyrim testi për ata që hyjnë në Zvicër
Secili pasagjer që mbërrin nga Kosova në Aeroportin Euro të Bazelit (EAP), një pjesë e të cilit është në tokën franceze, duhet të bëjë një provë Covid-19. Por kjo vlen vetëm për njerëzit që hyjnë në Francë. “Pasagjerët që hyjnë në Zvicër dhe kanë shtetësi zvicerane ose leje qëndrimi për Zvicrën nuk kontrollohen”, thuhet në faqen e internetit të aeroportit.
“Kosovarët që më kanë kontaktuar më kanë thënë se shumë prej tyre hyjnë në Zvicër dhe më pas kalojnë me makinë përmes kufirit të gjelbër për në Francë për të shmangur testimin,” thotë Sollberger. Prandaj ajo kërkon që të paktën një provë e shpejtë duhet të kryhet për ata që hyjnë në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?










