Kosova
48.962 kosovarë aplikuan për një termin në Ambasadën e Gjermanisë në janar
Afro 50 mijë kosovarë kërkojnë viza vetëm në janar 2022
Afro 50 mijë kosovarë nuk duan të jetojnë më në Kosovë. Kjo është shifra e atyre që kanë aplikuar për termin për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Ata janë regjistruar me shpresën se do të përzgjidhen për një prej rreth 460 terminëve që ka në dispozicion kjo ambasadë për këtë muaj, shkruan albinfo.ch.
Por shifra e atyre që nuk duan të jetojnë në Kosovë mund të jetë edhe më e lartë. Kjo pasi ka edhe shumë të tjerë që synojnë të largohen edhe me anë të llojeve të tjera të vizave e përmes ambasadave të vendeve të tjera.
Kujtojmë se në dhjetor janë regjistruar për një termin pak më pak se 57.000 persona, ndërsa në janar sakt 48.962 qytetarë të Kosovës, sipas burimeve të Ambasadës gjermane në Prishtinë.
Sipas Rregullore për Ballkanin Perëndimor, për Kosovën ndahen në vit rreth 5000 viza pune për punonjës të pakualifikuar, ndërsa në muaj jepen rreth 460 viza pune. Regjistrimin mund ta bëni vetë dhe nuk duhet të bëni gabime. Terminet caktohen me short në Ministrinë e Jashtme në Gjermani. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













