Lajme
48 persona vdesin pasi marrin vaksinën kundër gripit
Agjencia për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Koresë Jugore njoftoi se ka shkuar në 48 numri i personave që kanë vdekur pasi kanë marrë vaksinën kundër gripit.
Megjithatë, autoritetet kanë thënë se nuk kanë gjetur lidhje të drejtpërdrejtë mes vdekjes së këtyre personave dhe vaksinës së gripit. Shteti i vogël aziatik po planifikon ta vazhdojë programin e vaksinimit me qëllim të shmangies së shfaqjes së dy epidemive në të njëjtën kohë gjatë dimrit, shkruan Reuters, përcjell Albinfo.ch.
“Pas shqyrtimit të rasteve të vdekjeve deri më tani, nuk është koha që të pezullohet programi i vaksinimit, sepse vaksinimi është shumë jetik këtë vit, duke e marrë parasysh përhapjen e Covid-19”, tha drejtori i Agjencisë për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Jeong Eun-kyung.
Sipas tij, pas shqyrtimit të këtyre rasteve, nuk është gjetur ndonjë lidhje e drejtpërdrejtë mes vaksinës kundër gripit dhe 26 rasteve fatale që janë hetuar.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












