Shqipëria
49 vjet më parë, Shqipëria dhe Zvicra vendosën marrëdhënie diplomatike
Sot bëhen 49 vjet që kur Shqipëria dhe Zvicra vendosën marrëdhënie diplomatike, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast, Ambasada e Shqipërisë në Bernë, përmes një shkrimi në Facebook, ka përmendur disa nga bashkëpunimet mes dy vendeve gjatë këtyre viteve, njëherësh duke e vlerësuar kontributin e Zvicrës në Shqipëri.
Shkrimi i plotë nga Ambasada e Shqipërisë në Bernë:
Sot 49 vjet më parë Shqipëria dhe Zvicra vendosën marrëdhëniet diplomatike. Pas 49 vjetësh, të dyja vendet ndajnë të njëjtat vlera dhe kanë farkëtuar lidhje të ngushta mes dy popujve. Gjatë kësaj periudhe kemi mundur të njohim njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë një marrëdhënie të thellë, të qëndrueshme, e cila bazohet në një besim dhe vetëdijesim që mund të ekzistojë vetëm mes miqve të ngushtë.
Që nga 1970, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës kanë njohur vetëm zhvillime pozitive në të gjitha fushat- politike, kulturore, ekonomike dhe sociale. Janë shtuar vizitat bilaterale të nivelit të lartë dhe vjet për herë të parë, Zvicra u rendit si investitori i parë në Shqipëri. Bashkëpunimi në planin diplomatik, ai në aspektin ekonomik – në fushën e energjisë, turizmit, financës, kontributi i çmuar i Zvicrës në konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, asistenca e vyer në arsimin profesional, shëndetësi, infrastrukturë, janë vetëm disa nga aspektet e këtij bashkëpunimi të frytshëm të orientuar drejt rezultateve konkrete. Ministritë e jashtme të të dyja vendeve kanë një bashkëpunim të ngushtë e të frytshëm, ndërkohë që konsultimet diplomatike mes tyre zhvillohen në intervale të rregullta e gjithnjë e më të shpeshta.
Ky 49-vjetor jo vetëm na jep mundësinë të shohim marrëdhëniet tona përmes lenteve të historisë, po çka është më e rëndësishme, na jep mundësinë të përcaktojmë tonin dhe drejtimin për të ndërtuar, thelluar dhe zgjeruar më tej marrëdhëniet për vitet në vijim.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












