Shkurt.ch
5 miliardë franga për Ushtrinë Zvicerane prej 100 mije ushtarësh
Komisioni për politika të sigurisë në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës ka votuar sot pa asnjë votë kundër ligjin mbi reformën e planifikuar të forcave ushtarake të Zvicrës.
Si rezultat i votimit del që Ushtria e Zvicrës ë marrë maksimalisht 5 miliardë franga në vit nga buxheti shtetëror. Këtë segment dhoma në fjalë e kishte votuar qysh në sesionin e marsit, kur ishte pajtuar po ashtu që ushtria të zvogëlohej nga 200 mijë në 100 mijë pjesëtarë.
Komisioni i përmendur ndërkaq nuk dëshiron të trajtojë kërkesën e ardhur nga Dhoma Nacionale e Parlamentit sipas të cilës duhet vendosur me ligj një shumë e caktuar e buxhetit për ushtrinë.
Reforma e ushtrisë kishte dështuar në sesionin veror, veç tjerash edhe për shkak të kësaj çështjeje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti
Jeta në Zvicër
-
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut Vendndodhja në Bahnhofstrasse përfaqëson një vendim strategjik. Në këtë zonë operojnë marka ndërkombëtare dhe qarkullojnë me... -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit











