Lajme
5 shtete europiane janë të rrezikuara nga zjarret, evakuohen mijëra banorë
Verat më përvëluese të Europës
Kjo është një nga verat më përvëluese të Europës, e prej gati dy javësh zjarret po shkatërrojnë banesa e mijëra hektarë tokë. Edhe pse temperaturat janë ulur në Greqi, Itali, Francë, Britani e Spanjë, zjarrfikësit ende nuk kanë vënë nën kontroll flakët, përcjell albinfo.ch.
Në periferi të Athinës, pasi zjarret u shuan në Pantali, të tjera vatra u shfaqën pranë Megara. Me qindra banorë në këto 24 orë u detyruan të evakuohen nga banesat.
“Ne lamë pas pasuritë, shtëpitë tona, një vatër e vogël shpërtheu sepse temperaturat janë shumë të larta, dritaret e çdo gjë u prishën, gjysma e shtëpisë u shkatërrua”, u shpreh një banor.
Zjarrfikësit në Spanjë po ashtu po përballen me disa vatra zjarri. Në Avila në veri-perëndim të Madrid janë djegur më shumë se 4 mijë hektarë tokë, situata përkeqësohet nga era.
Vendet anëtare të BE-së kanë bashkuar forcat këtë verë për të përballuar këtë sezon.
Sllovenia është një nga vendet që përfitoi nga bashkëpunimi. Një avion italian dhe një austriak iu bashkuan zjarrfikësve vendas për të shuar në zjarr në zonën e Kras.
Teksa i nxehti ekstrem ka pushtuar kontinenti këshilla kryesore është qëndrimi në vende të freskëta. Në Spanjë e Portugali rreth 1900 persona kanë humbur jetën javën e fundit për shkak të të nxehtit.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












