Lajme
5 tetori, Dita Botërore e Mësuesit
Zyrtarisht në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori. Për herë të parë kjo datë u shënua në vitin 1994
7 marsi në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare festohet si Dita e Mësuesit, por shumë shtete të botës, Ditën e Mësuesit e festojnë në data të ndryshme.
Mirëpo, zyrtarisht në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori. Për herë të parë kjo datë u shënua në vitin 1994, për nder të rekomandimeve të UNESCO-s në lidhje me statusin e mësuesve, që është një instrument standard ku adresohet situata në të cilën gjenden mësuesit në gjithë botën.
Profesioni i mësuesit nderohet kudo nëpër botë dhe kjo mund të bëhet në çfarëdo date, mirëpo në kalendarin e UNESCO-s, 5 tetori është Dita Ndërkombëtare e Mësuesit. Qëllimi i kësaj dite është të ofrojë mbështetje e inkurajim për mësuesit dhe gjithashtu të sigurojë që nevojat e brezave të ardhshëm të vazhdojnë të plotësohen prej tyre (mësuesve).
Dita Botërore e Mësuesit paraqet një shenjë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin vital që mësuesit i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













