Kosova
5 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
Para 5 viteve, me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e organizatës evropiane të futbollit, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se kryetari i atëhershëm i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, i cili ishte i pranishëm në kongresin e UEFA-as, anëtarësimin e Kosovës në UEFA e pati cilësuar si një arritje historike dhe një drejtësi të vonuar.
“Një drejtësi e vonuar, por, duke marrë parasysh bllokadat ligjore që i janë paraqitur Kosovës ne arritëm të pranohemi, kjo është një arritur e jashtëzakonshme. Momentet brenda kuvendit të UEFA-as, ishin të vështira për shkak të kahjes që i dhanë kuvendit disa shtete. Megjithatë ne arritën të anëtarësohemi në UEFA”, pati thënë Vokrri.
Vlen të theksohet se kundër anëtarësimit u pozicionua Serbia. “Politika dhe futbolli nuk duhet të ngatërrohen në mënyrën më të shëmtuar. Ne do të kujdesemi për një protestë në rajon”, tha para votimit Tomislav Karaxhiq, shef i Federatës të Futbollit të Serbisë.
Anëtarësimi në UEFA iu mundësoi ekipeve kosovare që të marrin pjesë në garat evropiane të futbollit. Po ashtu, kjo i hapi rrugë Kosovës që të anëtarësohet edhe në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, në Meksiko Siti, në kongresin e mbajtur më 12 dhe 13 maj 2016.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












