Feja
50 vjet me xhaminë „Mahmud“ në Cyrih
Ka një minare 8 metra të gjatë xhamia „Mahmud“ në Cyrih. Kjo është njëra nga katër xhamitë me minare në Zvicër.
Të shtunën me rastin e 50 vjetorit ishte organizuar një “ditë me dyer të hapura” në xhaminë Mahmud. Dhjetra qytetarë kanë treguar interesim për të parë nga brenda shtëpinë e adhurimit.
Këto të dhëna i ka bërë të ditur imami Sadaqat Ahmed.
“Ishin kryesisht të krishterët zviceranë, të cilët erdhen dhe parashtruan shumë pyetje,” thotë Ahmed.
Kur xhamia ishte ndërtuar 50 vjet më parë, minarja nuk ishte temë diskutimi.
Ka pasur demonstrata dhe peticione në këshillin e qytetit.
Por kryetari i qytetit, Emil Landolt kishte përkrahur xhaminë. Dhe kështu xhamia e parë në Zvicër ishte inaguruar më 22 qershor 1963 inauguruar nga sekretari i atëhershëm i OKB-së, Zafrulla Muhammad Khan.
“Njerëzit erdhën nga pjesa gjermano-folëse në Zvicër”, tha Sadaqat Imam Ahmed për gazetën regjionale Cyrih Schaffhausen”.
Në xhami sot vijnë emigrantët myslimanë nga qyteti dhe zona të largëta në Cyrih.
Dhe ata e çmojnë xhaminë.
“Ky është një kontribut i madh për integrimin , sidomos pas nismës për ndalimin e minareve në Zvicër. “, thotë një besimtar.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë











