Shqipëria
500 shqiptarë kthehen nga Italia
Prej tri ditësh Italia ndodhet në gjendje emergjence për shkak shpërthimit të papritur të koronavirusit.
Pas shfaqjes së situatës alarmante në Itali, ku deri më tani janë shënuar mbi 150 persona të infektuar, është rritur rreziku edhe për vendin tonë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë shqiptarët që jetojnë në Itali kanë vendosur të nisen drejt Shqipërisë për shkak të frikës së infektimit nga ky virus.
Edhe pse veriu i Italisë ndodhet në karantinë, lëvizja e lirë e qytetarëve ka vijuar normalisht. Vetëm mëngjesin e të hënës nga Italia mbërritën rreth 500 qytetarë shqiptarë me tragetet e linjës Bari-Durrës.
Pasagjerët kanë udhëtuar normalisht dhe përgjithësisht janë vizitorë nga Shqipëria që kthehen. Numri i udhëtarëve është në trendin normal të kësaj linje.

Gjatë udhëtimit janë mbajtur nën kujdes mjekësor si dhe janë kryer kontrolle para daljes nga trageti.
Autoritetet thonë se janë në dispozicion një staf i dyfishuar mjekësor si dhe mjedise karantinë që mund të zgjerohen më pas me paraqitjen eventuale të koronavirusit.
Deri tani nuk është paraqitur asnjë rast dhe autoritetet theksojnë se nisur nga gjendja e deritanishme, nuk ka vend për panik. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër













