Tematike

Mocion parlamentar i deputetit të SP-së që SRF të rrisë hapësirën për të huajt

Këshilli Federal do të monitorojë zhvillimet dhe do t'i raportojë Parlamentit mbi progresin e bërë në këtë pikë,  jo më vonë se dy vjet pas miratimit të këtij mocioni

Në një mocion që ka bërë deputeti i Partisë Socaldemokrate (SP) Mustafa Attici, ai kërkon që transmetuesi publik i Zvicrës SRG të respektojë diversitetin gjuhësor dhe kulturor të audiencës së këtij transmetuesi, shkruan albinfo.ch. Kjo duhet të bëhet e mundur kur dihet se rreth 38% e popullatës së Zvicrës është me prejardhje të huaj ose flasin një gjuhë që nuk bën pjesë në gjuhët e vendit.

Këshilli Federal është i udhëzuar të nxisë SRG SSR që të zbatojë kërkesat e nenit 14 të koncesionit “Njerëzit me sfond migrimi” edhe më konsistente se më parë dhe të sigurojë që popullsia migrante dhe perspektivat e tyre të përfshihen dhe të përfaqësohen siç duhet në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe në ofertën e tyre gazetareske. Këshilli Federal do të monitorojë zhvillimet dhe do t’i raportojë Parlamentit mbi progresin e bërë në këtë pikë,  jo më vonë se dy vjet pas miratimit të këtij mocioni.

Sipas nenit 69 të Kushtetutës Federale, një nga detyrat e Qeverisë Federale është të marrë parasysh diversitetin kulturor dhe gjuhësor të vendit. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, rreth një e katërta e popullsisë flet një gjuhë jokombëtare si gjuhë kryesore; 38 për qind e popullsisë sonë rezidente ose kanë emigruar vetë ose të dy prindërit kanë lindur jashtë vendit.

Siç ka treguar debati mbi moderatoren Angélique Beldner, ne jemi larg nga të marrim si të mirëqenë diversitetin e shoqërisë sonë në televizion. Atici përmend këtu përvojën e keqe të prezantueses televizive me racizmin. Ajo i ka përfshirë ato në një dokumentar në vitin 2020 dhe gjithashtu ka shkruar një libër për të. Beldner ka raportuar se aplikimi i saj i parë si prezantuese në “Tagesschau” u refuzua në fillim të viteve 2000, transmeton albinfo.ch. Asaj i ishte thënë se Zvicra nuk ishte ende gati për një prezantuese me `ngjyrë`”, kujton Beldner.

Kriza e Covid-it gjithashtu e bëri të qartë me dhimbje që mediat tona nuk arrijnë dot një pjesë të madhe të popullsisë migrante sepse ata nuk ndihen të përfaqësuar në të.

Nga ana tjetër, sipas nenit 24 të RTVG, SRG SSR promovon mirëkuptimin, kohezionin dhe shkëmbimin ndërmjet pjesëve të vendit, komuniteteve gjuhësore, kulturave dhe grupeve shoqërore në Zvicër.

Diversiteti i shoqërisë sonë nuk reflektohet në mënyrë adekuate në organet drejtuese të RSG-së SSR, thuhet më tutje në mocion. Pjesëmarrja aktive e komuniteteve të ndryshme në programe argëtuese, informuese dhe edukative promovon mirëkuptimin, njohurinë dhe pranimin dhe tregon se të gjitha grupet e popullsisë japin një kontribut pozitiv në zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë.

E pyetur nga Blick, SRG-ja nuk ka komentuar për nismën specifike dhe kërkesat nga radhët e PS-së, përcjell albinfo.ch. Zëdhënësi Edi Estermann thotë: “Qëllimi është që SRG t’u drejtohet të gjithëve në Zvicër me ofertat e saj, pavarësisht nga gjinia, mosha, origjina, feja, orientimi seksual apo modeli i jetës,” thotë ai. Ai e lë të hapur nëse ky synim do të arrihet.

Në të njëjtën kohë, thotë Estermann, SRG gjithashtu dëshiron të jetë një punëdhënës tërheqës për të gjithë – “pavarësisht nga karakteristikat e tyre personale”. Nuk është e mundur të thuhet se sa punonjës në radio dhe televizionin zviceran kanë prejardhje të huaj. Sipas SRG-së, aty përfaqësohen 32 kombësi.