Lajme
FDP: Zvicra të deportojë azilkërkuesit në Shqipëri, sipas modelit italian
"Për azilkërkuesit e refuzuar që nuk mund të kthehen në atdheun e tyre, duhet të kërkohen zgjidhje me vendet e treta. Si për shembull, në Shqipëri"
Partia Liberale e Zvicrës, FDP, po përsërit kërkesën e saj që azilkërkuesit e refuzuar të deportohen në vendet e treta. Kërkesa është e diskutueshme në parlament – por sigurisht që ka potencialin për të gjetur shumicën e nevojshme, transmeton albinfo.ch.
FDP me presidentin e saj, Thierry Burkart, ka përpiluar menjëherë një “specifikim të kërkesave” lidhur me idenë: Për azilkërkuesit e refuzuar që nuk mund të kthehen në atdheun e tyre, duhet të kërkohen zgjidhje me vendet e treta për t’i deportuar. Si për shembull, në Shqipëri, sipas modelit italian. Aktualisht në Zvicër janë 4500 të huaj, të cilët, në fakt, duhet të largohen nga vendi, d.m.th. kanë status të refuzuar të azilit.
Kryetari i FDP-së së qytetit të Cyrihut, Përparim Avdili, e mirëpret kërkesën
Për Përparim Avdilin, kryetar i FDP-së së qytetit të Cyrihut, është e qartë se kërkesat e partisë së tij janë thelbësisht të vlefshme: “Besimi në shtetin e së drejtës matet me seriozitetin e zbatimit të ligjit në fuqi – edhe kjo aplikohet në fushën e azilit”, shkruan gazeta 20 Minuten.
Për të parandaluar ndryshimin e plotë të disponimit në popullatë, ligji ekzistues duhet të zbatohet me të gjitha mjetet e mundshme, thotë liberali me origjinë shqiptare: “Duhet t’i mbani përgjegjëse vendet e origjinës – nëse është e nevojshme, duke ndërprerë ndihmat humanitare si mjet presioni”.
Në të njëjtën kohë, Avdili dyshon se Shqipëria do të ishte e gatshme të lidhë marrëveshje të ngjashme me vendet e tjera: Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar tashmë në një fjalim në Luksemburg se kjo (me Italinë) ishte një marrëveshje e vetme.
Dy propozime përkatëse të FDP-së janë tashmë në pritje në parlament sot – shumica e nevojshme është arritur për të dy propozimet në fjalë, përcjell albinfo.ch. Këto kërkojnë një raport me një interpretim të procedurave të azilit dhe zbatimin e dëbimit në vendet e treta dhe kthimin e azilkërkuesve eritreanë të refuzuar në një vend të tretë.
Me sa duket FDP tani po kërkon edhe më shumë shpejtësi – për kënaqësinë e shefit të azilit nga SVP, gjegjësisht deputeti Nacional Pascal Schmid: “SVP i ka bërë këto kërkesa për vite me radhë. Është shumë kënaqësi që FDP më në fund ka kuptuar se nga populli ynë nuk mund të pritet më që të vazhdohet me të vjetrën”.
Marrëveshjet e vendeve të treta janë jashtëzakonisht komplekse, siç pranon Schmid – prandaj zbatimi specifik duhet të sqarohet në detaje: “Qëllimi ynë është që procedurat e azilit t’ua kontraktojmë plotësisht vendeve të treta”. Megjithatë, në afat të shkurtër, kufijtë e vendit do të duhej të kontrolloheshin për të frenuar migracionin e paligjshëm. Ai ka kërkuar më tutje që edhe Partia e Qendrës të marrë një qëndrim pro.
Te Partia e Qendrës, kërkesa është e diskutueshme
Megjithatë, është e pasigurt nëse qendra do të “marrë përgjegjësi” në frymën e Schmid: Deputeti Kombëtar i EVP-së (që bën pjesë në grupin parlamentar të Qendrës) dhe anëtari i fraksionit qendror, Marc Jost, thekson se kërkesa brenda qendrës është “jashtëzakonisht e diskutueshme” dhe duhet “të diskutohet në thellësi”.
Deputetja e Qendrës Marianne Binder-Keller shpjegon gjithashtu se ajo fillimisht dëshiron të presë raportin e Këshillit Federal: “Nëse FDP tani kërkesën e ka drejtuar te Këshilli Federal, atëherë pres edhe përgjigje nga vetë ajo parta për fizibilitetin dhe veçanërisht për kostot”.
Rasti i Italisë tregon se një marrëveshje e krahasueshme do të shkaktonte kosto të mëdha, transmeton albinfo.ch. Në fakt, italianët po ndërtojnë, financojnë dhe organizojnë vetë qendrën e azilit në Shqipëri. Në total, projekti ka kushtuar tashmë rreth 850 milionë euro, siç raporton Tagesschau.
Céline Widmer (PS): “Nuk ka dëshmi të efektivitetit”
Deputetja e majtë (SVP) Celine Widmer nuk ka shumë besim te kjo ide: “FDP po kopjon SVP-në me propozime që nuk janë menduar plotësisht”, shpjegon ajo. Nuk ka asnjë provë që “Projekti i Shqipërisë” i Melonit është efektiv – e vetmja gjë që është e sigurt për momentin është se ai shkakton kosto të jashtëzakonshme.
Pretendimi se një sistem më kufizues azili mund të kontrollojë numrin e azilkërkuesve është “i pandershëm”, thotë tutje Widmer. Zvicra tashmë ka një nga sistemet “më të vështira” të azilit në Evropë – lëvizjet e refugjatëve bazohen në luftëra dhe jo në një sistem azili të supozuar “të dobët”.
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse