Kosova
56 pacientë të testuar, nuk ka koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në Kosovë nuk ka koronavirus.
Nga data 8 e muajit të kaluar e deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Prishtinë në IKSHPK janë testuar 56 mostra të dyshimta me koronavirus dhe të gjitha kanë rezultuar negativ.
Vetëm sot janë testuar tri raste të dyshimta me koronavirus. Pacientët janë kontrolluar nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK. Të trija rastet kanë rezultuar negative – pacientët nuk janë të infektuar me koronavirus.
Nga data 01.02.2020 deri me 06.03.2020 në Aaeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 2.831 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 1.198, Vërmicë 825, Jarinje 187, Dheu i Bardhë 49, Hani i Elezit 56, Kullë 21, Qafë Morinë 13 dhe Bërnjak 7 udhëtarë, njofton IKSHPK, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












