Lajme
58% e energjisë elektrike në Zvicër, nga burimet e ripërtëritshme
Shumicën e madhe të kësaj energjie e përbën ajo që vjen nga hidrocentralet e mëdhenj ndërsa një sasi fare e vogël nxirret nga dielli, biomasa dhe hidrocentralet e vegjël
58 për qind e energjisë elektrike që shfrytëzojnë zviceranët vjen nga burimet e ripërtërishme. Por, shumicën e madhe të kësaj energjie e përbën ajo që vjen nga hidrocentralet e mëdhenj ndërsa një sasi fare e vogël nxirret nga dielli, biomasa dhe hidrocentralet e vegjël.
Këtë bilanc e ka nxjerrë Zyra Federale për Energji (BFE) në një raport që u referohet të dhënave nga viti 2015, shkruan srf.ch.
Nga ana tjetër, 21 për qind e energjisë elektrike të përdorur në Zvicër vjen nga centralet bërthamore. Kjo sasi prodhohet 90 për qind në centralet zvicerane, transmeton albinfo.ch. Ndërsa afër 20 për qind e energjisë elektrike të shfrytëzuar gjatë vitit 2015 ka ardhur nga burime të paverifikuara.
Kjo, sipas BFE-së sqarohet me faktin se në tregun evropian ka një shtim të energjisë elektrike që vjen nga burimet fosile dhe ato nukleare por për të cilën nuk jepen informacione mbi burimin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës












