Kosova
Presidenti i Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Kjo njëherit shënon vizitën e parë të tij jashtë vendit si president që nga marrja e detyrës më 24 korrik.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Kjo njëherësh shënon vizitën e parë të tij jashtë vendit si president që nga marrja e detyrës më 24 korrik.
Ai do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 10.00, ndërsa do të ketë takime edhe me krerët e tjerë shtetërorë, raporton Albinfo.ch.
Ndërkohê, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vizitës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Kosovë, nga data 14 deri më 16 gusht, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.
Sipas njoftimit, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara, ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.
“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet, ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens














