Lajme
Arbër Ahmetaj shpalos krijimtarinë e tij para lexuesve në Cyrih
Eseist, gazetar, përkthyes, shkrimtar e poet shqiptar që prej vitesh jeton në Zvicër: Ky është Arbër Ahmetaj, protagonist i një takimi letrar të mbajtur në Cyrih
E diel, prag vjeshte. Mendova që nuk do të kishte më mirë se sa një pasdite si kjo, mes shiut, në qytet, dhe me një autor libri, në një dhomë librarie, bashkë me dashamirës e të njohur të shkrimtarit Arbër Ahmetaj. Me poezinë e shkruar, tregime dhe romane, ku një grup i mirë njerëzish; i mjaftueshëm për tavolinën e gjatë të punës në Bibliotekën Pestalozzi, në Cyrih, të gjithë ne biseduam bashkë.
Ja, u bëmë përsëri bashkë, vetëm një javë pas panairit të librit shqiptar, në Uster të Cyrihut.
Aktiviteti është organizuar nga Shoqata e Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës, me seli në Cyrih, e cila drejtohet nga Bujar Salihu dhe nga Lidhja Shqiptare në Botë, kryesuar nga Nazmi Jakurti.
Me këtë rast, kryetari i SHKSHZ-së, Bujar Salihu, i ka dorëzuar Arbër Ahmetajt çmimin “Martin Camaj”, të cilin kjo shoqatë ia kishte ndarë atij për vitin 2022.
Takimin e hapi drejtoresha e bibliotekës Pestalozzi, Suela Jorgaqi. Ajo në fillim tha: “Po e them zyrtarisht dhe me të vërtetë më bëhet qejfi që shikoj më shumë gra sot, dhe se sot mbyllim një javë të larmishme me aktivitete të shumta në këtë qendër. Bëhet fjalë për animacione per fëmijë, për të rritur, për programin “Zürich Lernt”, pastaj gjatë javës kishim një balerinë dhe koreograf të njohur, bëjme klase me Yoga etj. Domethënë e kemi kthyer biblioteken në një teatër dhe sot e mbyllim me ju”.
Zonja Jorgaqi e ka bërë ketë qendër shumë të afërt dhe për komunitetin shqiptar në qytetin e Cyrihut dhe më gjerë. Sa shpejt, sa mirë.
Tani, flasim për autorin që prezantohej këtë pasdite, Arbër Ahmetajn. Ai vjen nga qyteti i Tropojës. Një farmacist me profesion mes dy universiteteve, të Tiranës dhe të Gjenevës. Jo vetëm kaq, ka dhe diplomaci Oxfordi dhe Washingtoni në formimin e shkrimtarit, sekretar i parë në Ambasadën Shqiptare në Bukuresht, ka pastaj dhe teatër brenda, si dikur me shfaqjen “Moliere”, etj.
Një eseist, gazetar, përkthyes, shkrimtar e poet, ja kush është Arbër Ahmetaj dhe ju tashmë e njihni mirë nga librat e tij me titujt, si: 69 Gra, Fletë Hyrje për në Varr, Një Nate tek Luiza, Procesi:3 K/1988, Varri i braktisur, Riva H, I Huaji ai Kosovari dhe të tjera.
Librat e tij si romanet dhe tregimet, janë tërheqëse me plot historira shqiptare, të vërteta, të ndjeshme, që të bëjnë t’i lexosh dhe në raste të shumta, ta ndjesh afër vatrën, ngjarjet e përjetuara shqiptare dhe ato të huaja. Drejtues letrar i kësaj ngjarjeje ishte Bit Gecaj poet, njohës i mirë i veprave të Ahmetajt dhe i vlerësuar për një koncept të mirë në njohjen dhe prezantimin e autorit në fjalë.
Një listë pyetjesh të qëlluara në kontekst letrar, por dhe me humor e spec, të ngjarjeve nëpër kohë, disa nga të cilat ishin dhe në fletoren tonë të punes prej gazetareje, për librat e shkrimtarit.
Arbër Ahmetaj pergjigjej shkurt dhe me humor. Sinqerisht më pëlqeu një bashkëbisedim i sinqertë dhe me plot histori të jetës, vendit: nga Shqipëria, Kosova, dhe nga perëndimi, këtu në Gjenevë e gjetiu, në Zvicër.
Pyetja nga albinfo.ch ishte se si e menaxhon kohën, nga një farmacist që kalon nga shkenca në faqe të tëra me libra dhe poezi, dhe çfarë kerkimesh bën një shkrimtar përpara se të fillojë germën e parë në faqet e një romani. Arbëri u përgjigj se të gjitha pushimet e tij janë të planifikuara për të shkruar. “Dal nga përditëshmëria e punës me shumë pyetje, këshilla e të tjera dhe kjo më ka ndihmuar”. Kam nje orar thotë ai, eshtë ai i mëngjesit, mes orës pesë dhe shtatë. E kam si orar, në atë kohë shkruaj libër.
Pergjigjja tjetër, me pak fjalë do të ishte kjo: për ta kthyer një histori në faqe të tëra libri, duhet lexuar ajo histori përkatëse e asaj kohe, duhen kërkime të shumta, për shembull, koha e Perandorisë Osmane për atë liber që do të shkruaj, pra, duhet të jesh brenda historisë.
Julinda Daci
E-Diaspora
-
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG Pronari i restorantit, Musa Komani, nga Gjakova tregon për albinfo.ch se si ka marrë guximin të...
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
Jeta në Zvicër
-
Një shtytje që pasaportat zvicerane të bëhen ‘pa gjini’ Sipas profesorit të drejtësisë, Thomas Geiser, nuk ka më asnjë arsye që shteti të bëjë dallim...
-
Kungulli më i rëndë i Zvicrës peshon mbi 700 kilogramë
-
93 për qind e mikroplastikave në Zvicër vijnë nga gomat
-
Zvicër: Po shtohen sulmet ndaj kontrollorëve të parkimit
-
Inflacioni zviceran bie nën 1 për qind për herë të parë në tre vjet