Integrimi
LAPSH e Cyrihut përshëndet përpjekjet për institucionalizimin e mësimit shqip në diasporë
"Falënderojmë institucionet tona për marrjen e iniciativës për koordinimin dhe institucionalizimin e mësimit në gjuhën shqipe në Diasporë, përkatësisht në Zvicër"
Më 18 dhe 19 maj në Döttingen, organizuar nga Ministria e e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës si dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës është mbajtur një punëtori dyditore për institucionalizimin e mësimit shqip në diasporë, e cila u zhvillua nën përkujdesin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih. Me këtë rast LAPSH “Naim Frashëri” i Cyrihut, si pjesëmarrëse në këtë punëtori, ka dalë me një letër falënderimi, përmes të cilës përshëndet nismën në fjalë.
Pjesëmarrësve në këtë punëtori iu drejtuan ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, z. Arbërie Nagavci, zëvendësminstrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Liza Gashi, drejtori i Departamentit të Diasporës në MPJD dhe z. Hamdi Reçica, i cili moderoi këtë punëtori përgjatë dy ditëve. Pastaj nderuan me fjalën e tyre Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Metor Latifi, përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, z Monika Zguro si dhe Udhëheqësi i Misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha.
Sikurse nga ministrja Nagavci, po ashtu edhe zëvendësministrja Gashi u vlerësua lart puna mbi 30-vjeçare e LAPSH-it në Zvicër, me theks të veçantë mësimdhënia për fëmijët shqiptarë, të cilët vijojnë mësimin në Gjuhën dhe Kulturën e Atdheut (GJKA) nga të gjitha trojet shqiptare. Sigurisht në fjalën e hapjes u fol për sfidat që e kanë shoqëruar këtë mësim me vite, por edhe për sukseset e këtij rrugëtimi mbi 30-vjeçar.
Me theks të posaçëm u trajtua nevoja e institucionalizimit të këtij mësimi. Ky ishte edhe qëllimi i kësaj punëtorie të organizuar nga ana e shtetit të Kosovës për të bashkëbiseduar në terren me mësuesit/et e këtij mësimi në kuadër të LAPSH-eve kantonale, përfshirë edhe LAPSH-in qendror në nivel të Konfederatës Helvetike, për të shikuar mundësinë se cilat janë rrugët që duhet ndjekur deri në arritjen e qëllimit final të institucionalizimit të mësimit në njërën anë, sikurse edhe për të bërë promovimin e këtij mësimi nëpërmjet senzibilizimit sa më të madh të prindërve, arsimdashësëve, shoqatave të tjera kulturore shqiptare, profesionistëve shqiptarë, por edhe zviceranë, sipërmarrësve shqiptarë dhe njerëzve të tjerë me ndikim, në anën tjetër.
U fol këtu gjithashtu se edhe mediat publike të shteteve të origjinës mund të luajnë një rol të madh në senzibilizimin e kësaj çështjeje.
Ne si LAPSH “Naim Frashëri” i Kantonit të Cyrihut e shohim këtë nismë të shtetit të Kosovës më shumë se të qëlluar që nëpërmjet një punëtorie të tillë në shtetin zviceran me mësimdhënësit/set e mësimit plotësues në gjuhën shqipe të mund të evidentohen jo vetëm sfidat, por edhe mundësitë dhe zgjidhjet për këtë çështje me shumë rëndësi për fëmijët tanë në mërgatë.
Forma, përmbajtja, puna në grupe, trajtimi i temave të ndryshme dhe përfundimisht nxjerrja e rekomandimeve mbi hapat e ardhshëm ishin të mirëmenduara nga ana e organizatorit të kësaj punëtorie, por edhe angazhimi i veprimtarëve të arsmit shqip në Zvicër në këtë punëtori ishte i përkushtuar dhe me synim- përmirësimin e gjendjes.
Është e para nismë me karakter të tillë në këto mbi 30 vjet dhe shpresojmë të mos mbetet e vetme deri në realizimin e qëllimit të idesë së institucionalizimit të mësimit shqip nën përkujdesjen e shtetit të Kosovës ose shteteve tona të origjinës.
Si LAPSH i Kantonit të Cyrihut falënderojmë publikisht institucionet tona për marrjen e kësaj iniciative sa të nevojshme, aq edhe të rëndësishme për koordinimin dhe institucionalizimin e këtij mësimi në gjuhën shqipe në diasporë, përkatësisht në Zvicër”, thuhet në fund të letrës së falënderimit të LAPSH “Naim Frashëri”, Kantoni i Cyrihut.
E-Diaspora
-
Kurti takoi mërgatën edhe në qytetin e Këlnit Pas takimeve të ditës së shtunës me diasporën në Mynih dhe Shtutgart, të dielën kryeministri i...
-
Kurti takoi bashkatdhetarë të shumtë në Shtutgart
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Zvicër
-
Gjysma e kantoneve zvicerane do të kenë deficit në vitin 2025 Qeveria federale tashmë ka njoftuar se do të jetë në “të kuqe” në 2025-ën në shumën...
-
Zvicra dhe SHBA bien dakord për shkëmbimin e kursantëve dhe profesionistëve të rinj
-
Municionet e ushtrisë janë gjetur në të paktën 26 liqene zvicerane
-
Numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vendit, në rritje
-
Zvicër: Udhëtimi pa bileta, a do të bëhet realitet?