Futboll
6 futbollistë nga Zvicra ftohen te Kosova U-21
Gjithnjë e më shumë futbollistë nga Zvicra po luajnë për Kosovën
Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka publikuar emëroren e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Irlandës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019.
Ndeshja zhvillohet të premten më 7 shtator, në orën 19:00, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, derisa grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 3 shtator, njofton faqja e Federatës së Futbollit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në këtë listë janë të ftuar gjashtë futbollistë që luajnë në Zvicër, derisa disa tjerë luajnë në Gjermani, në ligat evropiane, por edhe në Superligën e Kosovës në futboll.
Futbollistët që luajnë në Zvicër janë: Fuad Rrahimi në Will, Arian Kabashi në Sion, Dren Feka dhe Dardan Karimani në Luzern, Dilan Qela në Xamax dhe Edmond Ramadani në Aarau.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














