Lajme

6 nga 9 të vdekurit në shtëpinë e pleqve në Obwalden ishin të pavaksinuar

Nga gjithsej 50 banorët, vetëm 32 janë të imunizuar. Policia me këtë rast po heton edhe kryetarin e Bordit Administrues

Rasti i shtëpisë së të moshuarve në Kantonin e Obwaldenit ku, brenda pak javëve kanë vdekur 9 banorë nga Korona, ka bërë mjaft jehonë në mediat zvicerane.

Ndërkohë, merret vesh nga nëntë banorët e shtëpisë së të moshuarve “dr Heimä” në Giswil OW që kanë vdekur nga Covid-19 që nga 8 tetori, vetëm tre persona kiishin qenë të vaksinuar.

Dhe nga gjithsej 50 banorët, vetëm 32 janë të imunizuar, shkruan “SonntagsZeitung”. Policia me këtë rast po heton edhe kryetarin e Bordit Administrues, Albert Sigrist.

Nga ana tjetër, për krahasim, situata në shtëpinë e të moshuarve Centers da Sanadad në Savognin GR tregon se sa efektive janë vaksinat, transmeton albinfo.ch. Atje, 17 nga 40 banorë ishin infektuar me virusin në javët e fundit. Të gjithë janë vaksinuar kundër Covid-19. Por tek të gjithë të moshuarit, megjithatë, sëmundja ka kaluar shumë lehtë.

Ndryshe nga Giswil, në shtëpinë e të moshuarve në Savognin janë përdorur maskat që nga fillimi i pandemisë.