Shqipëria
6 policë e disa protestues lëndohen nga përplasjet në Dibër
Situata politike para zgjedhjeve të së dielës në Shqipëri po vazhdon të bëhet edhe me e tensionuar.
Gjashtë pjesëtarë të policisë kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nr.19 në Dibër. Mediat në Shqipëri raportojnë se të lënduar kanë mbetur edhe disa protestues.
Përplasja në KZAZ-në 19 erdhi pas protestave të mbështetësve të Partisë Demokratike, përcjell albinfo.ch.
Protestuesit janë përplasur ashpër me policinë, duke bërë që këta të fundit të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë ata me forcë.
Policia njofton se janë goditur me sende të forta, kapsolla e bomba molotov nga protestuesit.
Përplasje mes policisë dhe protestuesve mbrëmë ka pasur edhe në KZAZ-të e Burrelit, Klosit e Bulqizës.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve












