Lajme
60 fëmijë shqiptarë të ngujuar nē Siri
Mbi 80.000 fëmijë shqiptar u ulën sot në bankat e shkollave, bashkë me ta supozohej të uleshin dhe mbi 60 fëmijë, të cilët kanë mbetur në kampin “Alhowl” të Sirisë, raporton tch, përcjell Albinfo.ch
Për fëmijët shqiptarë kjo ishte e pamundur, pasi prej shumë vitesh ata qëndrojnë atje me shpresën, që një ditë do të kthehen në atdheun e tyre.
Familjarët e këtyre fëmijëve dhe grave protestojnë përballë kryeministrisë, për t’i apeluar kryeministrit Edi Rama, të intensifikojë përpjekjet në mënyrë që këta fëmijë të kthehen në Shqipëri, të bëhet e njëjta gjë siç bëri, Kosova, Bosnja apo dhe vendet e tjera që riatdhesuan gratë dhe fëmijët.
“Vetëm një thirrje kryeministrit, të ndali lotët e trishtimit të atyre nënave, t’u kthejë lotët e gëzimit, s’e të marrësh përjetë përqafimin e atyre fëmijëve që janë në mes të katër rrugëve në Siri”, u shpreh mes lotëve një familjar, transmeton Albinfo.ch.
Një i moshuar, u shpreh se ka shtatë vite pa u takuar me dy nga nipërit, ndërsa dy të tjerët nuk i ka njohur kurrë.
Muhamend Veliu: Sa kohë ka që janë në Siri nipërit dhe mbesat.
“7 vite kanë. Nusen e kam të vrarë, ka një vit e gjysmë, djali ka tre vite. Fëmijët janë 3 vjeç, 4 vjeç, 7 vjeç i treti, 13 vjeç i katërti”, u shpreh i moshuari.
Ndërkaq, një grua tregoi me foto dy mbesat e saj, të cilat prej vitesh jetojnë në kampin famëkeq “Alhowl”.
“Këto janë dy mbesat e mia që janë në Siri, njëra ka lindur atje ndërsa tjetra ka lindur këtu”, tha ndër të tjera gruaja.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












