Gruaja
60-vjeçarja shqiptare lindi binjakë në Austri
Një shqiptare nga Kosova është bërë senzacion në Austri. Në moshën 60-vjeçare ajo ka lindur dy djem binjakë
Një senzacion i vërtetë ka ndodhur në Austri. Të mërkurën në mesditë një nënë shqiptare e moshës 60-vjeçare në klinikën Wels – Grieskirchen ka sjellë në jetë dy djem binjakë, Eldioni dhe Elmedini janë emrat e dy binjakëve, për të cilët po flitet në të gjitha mediet austriake.
Ata janë me shëndet të mire, ashtu siç është edhe nëna e tyre. Kështu gruaja me prejardhje nga Kosova, e cila banon në Wels, është bërë nëna më e vjetër e binjakëve në botë.
“Secili gjinokolog e di se një femër nuk mund të mbetët shtatzënë në formë normale në moshën 60-vjeçare”, ka thënë gjinekologu që ka përcjellë gjendjen e saj, Alfred Bacherer, për gazetat austriake, transmeton albinfo.ch. “Kjo është bërë me ndihmën e dhurimit të vezeve diku jashtë vendit (Austrisë), me sa duket është bërë në Turqi”.
Gruaja dhe burri i saj e kishin një vajzë, por ata dëshironin patjetër të paktën edhe një djalë. “Në atë kohë çifti pati thënë se do të sjellim sërish fëmijë dhe do të jetë djalë”, thotë gjinekologu Bacherer. “Dhe kjo tani është një realitet”.
Megjithatë gjinekologu ka deklaruar se shtatzënia ishte e rrezikshme jo vetëm për shkak të moshës që kishte nëna e binjakëve, por edhe për shkak se ajo vuante nga diabeti dhe anemia. “Kjo shtatzëni nuk ishte aq e lehtë as për ne”.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












