Tematike
61% deri 67% për qind e zviceranëve do ta votojnë “Ligjin Covid”
Shkalla e mbështetjes së "ligjit Covid", sipas SRG mbetet e pandryshuar, 61 për qind. Ndërsa sipas sondazhit të Tamedia, mbështetja është 67%

Rrallë ndonjë një fushatë referendumi në Zvicër ka qenë kaq emocionale dhe e ashpër. Kundërshtarët e “Ligjit Covid” i përpiqen me të gjitha mjetet: vërehet prania e madhe e tyre në rrugë dhe në media.
Mbështetësit, nga ana tjetër, Këshilli Federal dhe të gjitha partitë përveç SVP-së, janë shumë më pak të dukshëm.
Megjithatë, sondazhi i fundit, i realizuar nga gfs.bern (me porosi të SRF) njëmbëdhjetë ditë para votimit tregon: Opozita e zhurmshme e ka të vështirë të arrijë ndonjë gjë. Shkalla e mbështetjes së “ligjit Covid” nga popullata, mbetet e pandryshuar, në 61 për qind, transmeton albinfo.ch. Kundër janë 33% dhe të tjerët janë të papërcaktuar.
Ndërsa sipas sondazhit të Tamedia&20minuten, rezultatet e të cilit po ashtu janë publikuar sot, mbështetja për Ligjin Covid është edhe më e lartë, 67%. Kundër, sipas këtij sondazhi, do të ishin 30%.
Këto janë sondazhet e fundit para mbajtjes së referendumit, më 28 nëntor.
Strategjia e propozuesve duket se po funksionon
Pas pushimeve të vjeshtës, partitë mbështetëse të ligjit u akuzuan se u futën shumë vonë në këtë referendum të rëndësishëm. Por tani është e qartë: strategjia e tyre duket të ketë funksionuar. Figura më e rëndësishme e mbështetësve të ligjit Covid është Ministri i Shëndetësisë Alain Berset, dhe ai është ende i pranishëm në këtë krizë.
Ka mundësi që kundërshtarët të kenë shkuar shumë larg. Fushata e tyre po bëhet gjithnjë e më agresive dhe kjo mund të jetë gjithashtu një pengesë.
Të vaksinuarit janë në shumicë
Më vendimtar se fushatat dhe simpatia për një parti në këtë betejë votimi është statusi i njerëzve sa i përket vaksinimit: Sipas anketës, rreth 70 për qind e popullsisë me të drejtë vote (mbi 18 vjeç, shtetas zviceranë) janë të vaksinuar. Vetëm një pjesë e vogël e të vaksinuarve duan të votojnë kundër ligjit Covid. Ata që janë të vaksinuar janë në masë të madhe në favor të detyrimit për certifikatë.
Një PO për “Ligjin Covid” duket shumë e mundshme në njëmbëdhjetë ditë. Për herë të dytë këtë vit, popullsia votuese do të kishte mbështetur kursin e koronës të Këshillit Federal në kutinë e votimit.
Megjithatë, Këshilli Federal nuk duket se do të ndihet si një fitues i madh. Sepse, sipas sondazhit, pothuajse 40 për qind e votuesve janë kundër politikës aktuale zvicerane rreth pandemisë.
Duket gjithashtu e mundur që disa kantone në Zvicrën lindore mund t’i thonë jo ligjit Covid dhe rrjedhimishtedhe certifikatës, transmeton albinfo.ch. Kjo ka rrezik të bëhet problem për qeverinë e shtetit më së voni nëse situata vazhdon të përkeqësohet dhe duhet të merren masa më të rrepta nga pikëpamja epidemiologjike.
Periudha kur është realizuar anketa e SRG është: 3 deri më 11 nëntor 2021, margjina e gabimeve: ± 2,8 pikë përqindjeje.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Zvicër
-
10 gabimet që duhet të shmangësh në RAV që të mos humbësh ndihmën nga papunësia Nëse je i papunë në Zvicër dhe i regjistruar në RAV, duhet të ndjekësh disa rregulla...
-
Dhuna ndaj referëve: Përdorimi i kamerave trupore në futbollin amator të Zvicrës
-
Fund i epokës për shkollat vetëm për vajza, vendimi që sfidon sistemin e arsimit të ndarë në Zvicër
-
Zugu, qendra e kriptomonedhave në Zvicër
-
Pagat, duhet një ligj i ri për shkëmbimin e të dhënave me Italinë dhe Francën