Lajme
Ekspozitë nga Instituti i Kulturës Italiane në Cyrih: “Kosova, para ditës së katërt”
Si frymëzim për titullin e ekspozitës kanë shërbyer vargjet e poetit nga Kosova, Shpëtim Selmani, fitues i çmimit letrar të BE-së
Të enjten, më 19 janar 2023, në ora 19:00, Instituti i Kulturës Italiane në Cyrih, nën patronatin e Konsullatës së Republikës së Kosovës, do të hapë ekspozitën: “Kosova: para ditës së katërt”, shkruan albinfo.ch. Një fotoreportazh mbi njerëzit, vendet dhe historitë e përditshme të grave dhe burrave që rrezatojnë qëndrueshmëri, mjaltë dhe talent, duke u bërë simbole të një vendi historinë e të cilit lidhet me atë të Italisë në disa drejtime, thuhet në njoftimin e dërguar nga instituti në fjalë.
Në vazhdim, përshkrimi i projektit: Ishte viti 2014 kur gazeta angleze “The Guardian” dhe ajo gjermane “Die Zeit”, në një eksperiment à la Eurovizion, kërkuan nga dhjetë gazeta evropiane të emëronin nga një poet secila i cili do të shkruante epitafe të shkurtëra (një lloj memoriali për personat e vdekur) përmes të cilëve duhet të raportonin rreth vendit të tij/saj të origjinës. Në mesin e tyre ishte edhe Shpëtim Selmani nga Kosova, i cili më vonë do të bëhej laureat i Çmimit të Letërsisë së Bashkimit Evropian, shkruan albinfo.ch. Ai kishte shkruar kështu për Kosovën:
“Ditën e parë u krijua gjaku/ ditën e dytë vdekja/ ditën e tretë u përmend dashuria/ dhe nuk na mbeti ditë më”. Në gjuhën angleze: “On the first day blood was created/ on the second day death/ on the third love was mentioned/ and there were no day left for us.”
© Francesca Boccabella
Nëpërmjet objektivit të fotografes italiane Francesca Boccabella dhe fjalëve të Françeska Brufanit, ekspozita fotografike «Prima del quarto giorno» (Para Ditës së Katërt) tregon periudhën “mes ditës së tretë dhe të katërt” të citimit të Selmanit: mes premtimit të vdekjes së historisë dhe dashurisë që, pavarësisht çdo gjëje del dhe reziston mes plagëve të “një të shkuare ende të tanishme”.
© Francesca Boccabella
Ekspozita karakterizohet nga portrete dhe fjalë, të treguara nga njerëzit, nga një vend që rrezatin dinjitet dhe respekt dhe që, siç ka thënë Churchill për Ballkanin, jo vetëm “prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë”, por mund të dhurojë edhe të ardhme dhe shpresë.
Pjesëmarrja në vernisazh dhe vizita në ekspozitë është pa pagesë dhe e hapur për të gjithë të interesuarit.
Ata që duan të jenë të pranishëm në hapjen e ekspozitës, munmd të bëjnë regjistrimin e tyre përmes linkut më poshtë:
Kur dhe ku:
Vernissage, 1/19/23, Töpferstrasse 26, Cyrih
Ekspozita: 20.01.2023-02.08.2023
Data e mbylljes: 09.02.2023
Orari i hapjes: e martë-e diel 10:00-17:00 | E enjte ora 10.00 – 20.00
Transporti publik: Tramvaji nr.13 nga HB (drejtimi: Albisgütli) deri në stacionin “Laubegg”, 4 minuta në këmbë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Janar 2023
- Ora19:00
- LokacioniTöpferstrasse 26, Cyrih
- Data e përfundimit19 Janar 2023 - 21:00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?

















