Lajme
“Rrëfime të shkurtra…” që mund të mbahen mend gjatë
Me fjalët e tyre për librin e Enver Robellit u paraqitën: Shpresa Jashari, gjuhëtare, Ylfete Fanaj, politikane dhe Prof. Dr. Omer Xhemali, mjek i njohur shqiptar në Zvicër
“Ardhmëria sapo ka filluar”. Ishte kjo një fjali çelës në prezantimin që gazetari i njohur Enver Robelli i bëri librit të tij që u promovua sot në Cyrih: “Rrëfime të shkurtra për një ditë të gjatë. Një kronikë e pazakonshme e shekullit të 20-të”. Shprehja i referohej depërtimit gjithnjë më të suksesshëm të shqiptarëve të brezit të ri në të gjitha sferat e jetës, në Zvicër.
Kjo u ilustrua edhe me një shënim futurist të ish korrespondentit të mirënjohur për Ballkan, të gazetës NZZ, Martin Woker, i cili flet për një situatë hipotetike por shumë të mundshme, të vendosur në vitin 2040, kur “ministër i mbrojtjes i Zvicrës është Ilir Gashi…”, shkruan albinfo.ch.
Një numër i madh të interesuarish kishin ardhur në ambientet e Bibliotekës “Pestalozzi” në Hardau, Cyrih, për të ndjekur promovimin e librit të Enver Robellit, një publicisti dhe krijuesi tashmë të njohur, jo vetëm ndër shqiptarët e Zvicrës.
Me fjalët e tyre për librin dhe për personalitetin e Robellit u paraqitën: Shpresa Jashari, studiuese e gjuhësisë nga Universiteti i Edukimit në Zug; politikania e njohur Ylfete Fanaj, ish-kryetare e Parlamenit të Kantonit të Luzernit dhe kandidate për ministre në kantonin e Luzernit dhe Prof. Dr. Omer Xhemali, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Universitetin e Zürichut. Ishte paraparë që një fjalë të saj ta paraqiste edhe Adelina Gashi, gazetare e magazinave digjitale Republik (Zürich) dhe Bajour (Basel), por për shkaqe objektive ajo nuk ishte e pranishme në promovim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj

















