Lajme
63 milionë euro do t’i marrë Kosova nga BE-ja
Bosnjës do t’i jepen 91.2 milionë, Shqipërisë 82 milionë, Kroacisë 39 milionë, Maqedonisë 28.9 milionë, Malit të Zi 26.5 milionë
63 milionë euro do t’i marrë Kosova nga Bashkimi Evropian në kuadër të pakos së para-anëtarësimit.
Vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkë me Islandën e Turqinë, së bashku do të marrin një miliardë euro, citon zyrtarët e BE-së, agjencia e lajmeve DPA, transmeton REL.
Paratë vijnë nga buxheti për IPA-në, që njihet si ndihma e para-anëtarësimit, ka thënë në një deklaratë për media, Komisioni Evropian.
Turqia do të jetë përfituesja më e madhe e ndihmës me 233 milionë euro që pritet të jepen për reformat në drejtësi, ndryshimet klimatike dhe projektet ambientaliste.
Serbia është përfituesja e dytë më e madhe me 178.5 milionë euro.
Bosnjës do t’i jepen 91.2 milionë, Shqipërisë 82 milionë, Kroacisë 39 milionë, Maqedonisë 28.9 milionë, Malit të Zi 26.5 milionë dhe Islandës 12 milionë euro.
210 milionë tjera janë zotuar për programet në këto vende dhe për mbështetjen e trupave mbikëqyrëse ndërkombëtare në Bosnje dhe në Kosovë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?










