Lajme
63 % të zviceranëve votojnë për ndëshkimin e homofobisë
Në Zvicrën perëndimore (frankofone), si në kantonin e Gjenevës, të Vaudit kanë votuar pro rreth 80%. Ngjashëm ka qenë edhe në Kantonin Baselstadt
Pas numërimit të të gjitha votave të referendumit të sotëm lidhur me iniciativën “Kundër diskriminimit”, ka rezultuar se plot 63% kanë votuar në favor të aktit ligjor që e ndëshkon diskriminimin mbi bazë të orientimit seksual, shkruan srf.ch.
Sikurse edhe në votimet tjera, edhe kësaj radhe është shpërfaqur hendeku në mes të qyteteve dhe zonës frankofone në njërën anë dhe zonave rurale, në anën tjetër, transmeton albinfo.ch. Kështu, në Zvicrën perëndimore (frankofone), si në kantonin e Gjenevës, të Vaudit kanë votuar pro rreth 80%.
Ngjashëm ka qenë edhe në Kantonin Baselstadt, i njohur si më liberali në zonën gjermanofone.
Nga ana tjetër, në kantonet rurale të zonës gjermanishtfolëse si Uri, Schwyz dhe Appenzell Innerrhoden, kanë votuar kundër zgjerimit të aktit ligjor në fjalë.
Sidoqoftë, me këtë “po”, në të ardhmen në Zvicër do të jetë e ndëshkueshme që të diskriminohen njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual, transmeton albinfo.ch. Partitë konservatore SVP dhe EDU kishin kundërshtuar këtë mundësi.
Analizat e para thonë se me këtë votim, zviceranët kanë treguar një shenjë kundër urrejtjes dhe se janë, në shumicën e tyre, njerëz mendjehapur.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












