Lajme
631 viktima nga koronavirusi në Itali, 8514 të infektuar
Gjatë 24 orëve të fundit listës së të vdekurve në Itali i janë shtuar edhe 168 veta. Ky është numri më i madh i regjistruar deri më tani i viktimave brenda një dite
Rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali. Numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 631 dhe 8514 konfirmohen të prekur.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit listës së të vdekurve në Itali i janë shtuar edhe 168 veta. Ky është numri më i madh i regjistruar deri më tani i viktimave brenda një dite, transmeton albinfo.ch.
Rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali. Numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 631 dhe 8514 konfirmohen të prekur.
Në konferencën për shtyp të Mbrojtjes Civile mbajtur pasditen e së martës, kreu i Emergjencës, Angelo Borreli tha se janë përmirësuar 1004 persona, 280 më shumë se të hënën.
Ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte firmosi dekretin “Unë qëndroj në shtëpi”, në kuadër të masave për të kontrolluar koronavirusin. Qeveria është treguar e gatshme të ndërhyjë me masa më të ashpra, aty ku është e nevojshme, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, në rreth 30 burgje kanë shpërthyer revolta. Të burgosurit kundërshtojnë ndalimin e vizitave të të afërmve në burgje.
E-Diaspora
-
Një histori suksesi në zemër të Cyrihut: “Helvetia Gold” flet shqip Në zemër të Cyrihut, në një nga rrugët më të njohura dhe më shtrenjta të qytetit,... -
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri do të organizojë simpoziumin e radhës shkencor -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj
Jeta në Zvicër
-
Afër 5,000 të huaj me vendim per dëbim, vazhdojnë të jetojnë në Zvicër Megjithatë, sipas SEM, shkalla e kthimit nga Zvicra, me 69%, është më e lartë e... -
Tirron Mamusha, i 22-ti mes mbi 10 mijë vrapuesve në Maratonën e Cyrihut -
Sa viza Shengen jep Zvicra dhe kujt i jep? -
Sistemi automatik i tarifave do të testohet në transportin publik zviceran -
Prof. dr. Florim Cuculi ligjëron për sëmundjet kardiovaskulare për komunitetin shqiptar në Lozanë












