Lajme
Aeroporti që heq kufizimet për bartjen e lëngjeve në bagazhin e dorës
Aeroporti i Londrës bëhet i pari në Mbretërinë e Bashkuar që heq rregullin e kufirit të lëngjeve 100 ml në bagazhet e dorës. Vendimi është marrë në periudhën më të mirë, në prag të pushimeve të Pashkëve, kur fluturimet janë edhe më të shumta.
Aeroporti lindor i Londrës do të jetë i pari në Mbretërinë e Bashkuar që do të bëjë ndryshime në kufizimet që kanë qenë në fuqi që nga viti 2006.
Kjo falë makinerive të reja CT të teknologjisë së lartë, të ngjashme me ato të përdorura në spitale, të cilat do të zëvendësojnë skanerët e vjetër.
Ata janë në gjendje të arrijnë një skanim 3D me rezolucion të lartë të çantave të pasagjerëve, që do të thotë se stafi mund t’i inspektojë lehtësisht nga të gjitha këndet. Në vend të 100 ml, kufiri i lëngjeve tani do të jetë dy litra në bagazhin e dorës.
Gjithashtu, pasagjerët nuk do të duhet të vendosin më kremra dhe artikuj kozmetikë në një qese plastike kur kalojnë në portën e sigurisë.
Kjo vlen edhe për laptopët, të cilët nuk do të kenë nevojë të skanohen veçmas. Një zëdhënës i London City Airport tha për The Times: “Një skaner i ri i fundit CT do të shtohet në fund të marsit, që do të thotë se kushdo që fluturon në prag të Pashkëve do të jetë në gjendje të mbajë laptopë dhe lëngje deri në dy litra brenda çantave të tyre”, përcjell albinfo.ch.
Shefi ekzekutiv i aeroportit, Robert Sinclair, vuri në dukje se teknologjia do të ndihmonte gjithashtu në shmangien e radhëve të gjata të sigurisë.
Makineritë e reja dhe rregullat e reja do të aplikohen në të gjitha aeroportet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar në muajt në vijim.
Qeveria shpalli në dhjetor 2022 një afat deri në qershor 2024 për të vendosur teknologjinë e re kudo.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











