CH-Ballkani
64 veta me ndalim qëndrimi në Zvicër, janë lejuar të vijnë këtu për vizitë
Janë 64 të huaj, të cilët, pasi janë dëbuar nga Zvicra kanë ndalesë hyrjeje në këtë vend por të cilëve, për raste të veçanta megjithatë u është lejuar vizita këtu
Ndonëse ai që dëbohet dhe i shqiptohet ndalesa për të hyrë në Zvicër, sipas rregullit nuk lejohet të vijë këtu. Por ekziston një përjashtim nga rregulli dhe ai quhet “suspendimi ose pezullimi i ndalimit të hyrjes”, shkruan blick.ch. Lejen për këtë pezullim ndalimi mund ta kërkojë në Sekretariatin Federal për Migracion (SEM) secili person të cilit i është shqiptuar ndalesa e përmendur, transmeton albinfo.ch.
Për ta bërë këtë, ai duhet të prezantojë “arsye të forta”, që janë vizita në raste vdekjeje (varrimi), pagëzimi, terminë gjyqi, dasma etj.
“Ndalesa për hyrje në Zvicër mund të pezullohet vetëm në raste të veçanta dhe për një periudhë kohore të caktuar qartë “, thuhet në një raport të Komisionit për Politika Shtetërore të Dhomës së Kantoneve, të Parlamentit të Zvicrës. por, një e drejtë e garantuar ligjore për një gjë të tillë nuk ekziston.
Ky lloj pezullimi është aktualizuar pas publikimit të lajmit për mundësinë që reperi shqiptar Besko (Besijan Kaçorraj) i dëbuar në Kosovë, ka për të përfituar nga “pushimi” i tillë. Ai në intervistë ka thënë se kur ta mbushë 1 vit qëndrimi jashtë Zvicrës ka të drejtë për një pushim dyjavor në Zvicër, për të vizituar familjen.
Sipas gazetës Blick aktualisht në 64 raste është pezulluar ndalesa për hyrje në Zvicër. Ndërsa mbetet e paqartë se sa persona janë në Zvicër falë këtij pezullimi, pasi që nuk ka statistika, transmeton albinfo.ch.
Por ajo që dihet është se ka persona të dëbuar të cilët luftojnë nëpër gjyqe për t`u kthyer në Zvicër. Një rast i tillë ka ndodhur kur Gjykata Federale Administrative në vitin 2010 ia kishte hedhur poshtë SEM-it (atëbotë BFM) vendimin për të mos ia lejuar “pushimet” në Zvicër një kosovari të dëbuar. Personi në fjalë kishte qenë i dënuar për vjedhje, falsifikim dokumentesh identiteti dhe tregti me drogë. Ai kërkonte të vinte në Zvicër për shkaqe shëndetësore, kontroll mjekësor. BFM kishte dyshimet e veta se ai do të pranonte të kthehej me kohë, kështu që ia kishte hedhur poshtë kërkesën.
Ndërsa njihen edhe raste kur personat e lejuar, kanë kryer delikte gjatë kohës së qëndrimit në Zvicër me leje “për pushime”, përcjell albinfo.ch. Në vitin 2011 dy vëllezër ishin kapur me 30 granë heroinë, në kohën kur po gëzonin pushimin e “suspendimit të ndalimit” të hyrjes në Zvicër. Pas këtij rasti, politikanët kishin kërkuar që ky suspendim të hiqej, por pa sukses.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën











