Tematike
682 ekzekutime të dënimeve me vdekje
Në “Raportin për xhelatët” më të riun të publikuar nga Amnesty International tregohet se në cilat vende janë ekzekutuar gjatë vitit të kaluar më shumë njerëz
Numri i ekzekutimeve të kryera gjatë vitit 2012 është së paku 682 ose 2 më shumë se një vit më parë. Këtu nuk është përfshirë Kina, e cila e vetme ka më shumë të dënuar me vdekje dhe të ekzekutuar se sa të gjitha shtetet tjera te marra së bashku. Supozohet se në Kinë janë disa mijëra persona që dënohen me vdekje dhe pastaj ekzekutohen. Megjithatë, në gjithë botën është i dallueshëm trendi i heqjes së dënimit me vdekje. Në 174 nga 193 vendet, anëtare të OKB-së gjatë vitit 2012 nuk ka pasur ekzekutime të drenimeve me vdekje.
Megjithatë, janë disa demokraci të cilat gjatë vitit 2012 i janë kthyer sërish dënimit me vdekje. Në mesin e tyre janë India dhe Pakistani.
Një dukuri interesante është shënuar në Japoni. Atje, gjatë vitit 2011 nuk kishte asnjë ekzekutim të drenimit me vdekje. Por, Japonia nuk e ka hequr dënimin me vdekje mungesën e këtyre dënimeve në vitin 2011 ky shtet e shpjegon me katastrofën e cunamit që e kishte pllakosur vendin. Në atë situatë, Japonia, thjesht, kishte pasur “prioritete të tjera”. Si për të vërtetuar këtë, menjëherë, në vitin 2012 në Japoni janë ekzekutuar 7 persona.
Këto janë metodat e ekzekutimit të drenimit me vdekje të përdorura gjatë vitit 2012: me varje, me heqje koke, me pushkatim dhe me gjilpërën me helm. Kjo e fundit përdoret vetëm në SHBA dhe në disa pjesë të Kinës. Koha që i nevojitet helmit për të vepruar, sipas rregullit është 1 minutë e 30 sekonda.
Gjatë vitit 2012 as në vitet tjera të fundit nuk janë regjistruar ekzekutime të dënimit me vdekje duke e gjuajtur të dënuarin me gurë, çfarë janë praktikuar me parë në Sudan.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime












