Lajme
7-fishohet numri i emigrantëve: Gjermania, destinacioni i preferuar i shqiptarëve
ajo që shikohet me shqetësim është fakti që shqiptarët tani po zhvendosen familjarisht drejt Gjermanisë
Gjermania mbetet ndër vendet e preferuara të shqiptarëve për emigrim. Këtë fakt e vërtetojnë jo vetëm kërkesat e larta nga vendi ynë për të emigruar atje, por edhe shifrat e shqiptarëve të regjistruar në Gjermani.
Vetëm në landin e Vestfalisë numri i emigrantëve të regjistruar është 7-fishuar nga viti 2013. Këto të dhëna i jep Konsullja shqiptare e nderit në Gjermania, Anduena Stephan.
“Sidomos pas vitit 2013 dhe me liberalizimin e vizave kemi një zhvendosje të trendit. Nga 14 mijë shqiptarë të regjistruar të ardhur rishtas në landin tonë, sot jemi në 73 mijë. Kjo nuk vërehet në emigracionin e Serbisë, Kosovës apo Maqedonisë së Veriut”, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Vitet e fundit, sipas Stephan, shqiptarët organizohen duke ardhur në bazë të aplikimeve dhe kontratave, por ajo që shikohet me shqetësim është fakti që shqiptarët tani po zhvendosen familjarisht drejt Gjermanisë.
“Pas rënies së numrit të azilkërkuesve dhe shpalljes së Shqipërisë si vend i sigurt, kemi rritje të kërkesave për të ardhur si emigrantë të rregullt për profesione të ndryshme që kërkohen në tregun e punës këtu, por kemi një lëvizje migratore familjare. Pra kemi lëvizje të dy brezash, prindi bashkë me fëmijët. Më parë vinte një person, kryefamiljari që nuk e ka pasur në fokus bashkimin familjar”.
Rritja e investimeve në Shqipëri dhe natyrisht kualifikimi i krahut të punës, mund të parandalojë këtë hemorragji dhe të rrisë të ardhurat për familjet shqiptare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










