Shqipëria
7 shqiptarë të arrestusr në Itali, dyshohen për trafik droge
Shtatë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane me urdhër të prokurorisë e cila kishte kërkuar masën e sigurisë arrest me burg. Operacioni u krye në orët e para të mëngjesit të së martës në Firence dhe Prato. 3 personave të tjerë iu është ndaluar dalja natën nga ora 19:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit.
Njëkohësisht, policia ka kryer kontrolle edhe ndaj 18 të dyshuarve të tjerë. Arrestimi i shqiptarëve ka ardhur si rezultat i hetimeve të një operacioni të mëparshëm për trafik ndërkombëtar droge, të kryer me 5 Shkurt, ku u ekzekutuan 83 masa sigurie. Në kuadër të këtij hetimi, doli në pah emri i një shqiptari.
Sipas policisë italiane, u zbulua se shqiptari së bashku me persona të tjerë në Shqipëri kishte kryer tregtim kokainë, hashashi dhe marihuane nga viti 2018 deri në verën e vitit 2022. Droga e sasive të mëdha ishte transportuar me kamionë, e modifikuar dhe fshehur siç duhet nëpërmjet kompanive të transportit.
Për këtë operacion, u krijua një ekip i përbashkët hetimor midis forcave policore italiane dhe shqiptare, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Firences dhe SPAK. Si rezultat i këtij bashkëpunimi:
– u arrestuan 34 persona, 20 prej të cilëve qershorin e kaluar gjatë ekzekutimit të masave paraprake të kryera nga Policia Shqiptare, në atë territor, së bashku me oficerë të Borgo San Lorenzo.
– U sekuestruan 39 kg kokainë, 55 kg hashash, 68 kg marihuanë, 34 kg heroinë, 4300 euro para në dorë, 5 kamionë dhe një furgon.
– Procedura penale aktualisht është në fazën e hetimeve paraprake dhe parimi i prezumimit të pafajësisë vlen për të gjithë të dyshuarit. Faji i tyre duhet të vërtetohet me një dënim të formës së prerë./
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso













