Maqedonia
7 të akuzuar në Maqedoni për pjesëmarrje në luftëra të huaja
Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion në Maqedoni ka ngritur padi penale ndaj shtatë personave, nën akuzën e “pjesëmarrjes në ushtri të huaja, paraushtarake ose formacione para-policore, të dënueshme me kodin penal”.
Njëri nga këta persona akuzohet për veprën penale të pjesëmarrjes në organizata terroriste.
Pesë nga të akuzuarit janë pjesë e hetimeve në kuadër të aksioneve të zhvilluara në gusht të vitit 2015 dhe qershor të vitit 2016 të njohura me emrin “Celula”, por ata ishin të pakapshëm për organet e ndjekjes dhe ndaj tyre janë lëshuar fletarreste ndërkombëtare, transmeton “REL”.
Në gusht, të akuzuarit u janë dorëzuar organeve të ndjekjes pasi janë arrestuar në bashkëpunim me partnerët e koalicionit global për luftë kundër terrorizimit, përcjell albinfo.ch.
Sipas prokurorisë, të akuzuarit, si luftëtarë të organizatave të huaja terroriste kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak.
Përveç kësaj ata është thënë të kenë marrë mjete financiare edhe për persona të tjerë që marrin pjesë në formacione të ngjashme.
Një nga personat është ngarkuar me akuzat për pjesëmarrje të ushtritë e huaja dhe grupin militant, Shteti Islamik.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











