Shkurt.ch
70% të zviceranëve janë religjiozë
Rreth 70 për qind e zviceranëve besojnë në zotin por më shumë se gjysma nuk e besojnë formulimin që e shpall Jezu Krishtin të birin e perëndisë
Siç e tregon një sondazh reprezentativ i realizuar nga revista «Schweizer Illustrierte», për zviceranët më shumë rëndësi kanë dhuratat nën bredhin e Krishtlindjes se sa sfondi religjioz i festës. Vetëm për 18 për qind të të anketuarve, Krishtlindja është përkujtim i lindjes së Jezuit ndërsa për shumicën, ajo është, thjesht, një festë familjare. R
Megjithatë, një shumicë e konsiderueshme e zviceranëve besojnë në zot ose e konsiderojnë veten religjiozë. 70% e të anketuarve janë shprehur se janë besimtarë/e, transmeton albinfo.ch. Ndër femrat, kjo përqindje është më e lartë (74%) ndërsa te meshkujt 65%.
Por, ndonëse 70 për qind e tyre besojnë në zotin por më shumë se gjysma nuk e besojnë formulimin që e shpall Jezu Krishtin të birin e perëndisë.
Në meshën e Krishtlindjes shkojnë 39 për qind e zvceranëve, rezulton nga ky sondazh. Ndërsa këtu kemi një dallim ë madh në mes të mashkujve dhe femrave. Ndërkohë që vetëm 28 për qind e tyre e ndjekin këtë meshë, janë afër 50% e femrave që e bëjnë po këtë gjë.
Mbi 70 për qind e zviceranëve, siç del nga sondazhi i përmendur, janë të mendimit se historia e Krishtlindjes duhet të mësohet në shkollë.
Sondazhi sjell po ashtu përfundimin se afër gjysma e zviceranëve bëjnë lutje fetare se paku një herë në javë, püercjell albinfo.ch. Arsyet për këtë komunikim me perëndinë, thonë ata, lidhen me brengat për familjen, miqtë dhe për shëndetin e tyre personal.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë













