Integrimi
704 mijë kosovarë jetojnë jashtë Kosovës
Shteti ku më së shumti kanë emigruar kosovarët është Gjermania me 35.25%, e pasuar nga Zvicra, me 22.94%.
Në konferencën të mbajtur sot (24 prill 2014), Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) për herë të parë ka dalë me Raportin “Migrimi kosovar”, ku janë prezantuar të dhënat për migrimin.
Raporti paraqet të dhënat e nxjerra nga baza e regjistrimit të popullsisë 2011 si dhe nga burime të tjera për migrimin ndërkombëtar dhe atë kombëtar (emigrimin-imigrimin), thuhet në një komunikatë të ASK.
Të dhënat mbi migrimin ndërkombëtar në këtë raport janë kryesisht për periudhën e migrimeve prej vitit 1969 deri në muajin prill 2011.
Popullsia rezidente e Kosovës, emigruese dhe ajo me prejardhje kosovare është 2,483,999. Popullsia rezidente në Kosovës është 1,780,021, popullsia emigruese jashtë Kosovës është 550,000, popullsia e vlerësuar me prejardhje kosovare (e lindur jashtë Kosovës) është 153,978, ndërsa numri i popullatës kosovare të emigruar dhe asaj me prejardhje kosovare është 703,978. Shteti ku më së shumti kanë emigruar kosovarët është Gjermania me 35.25%, e pasuar nga Zvicra me 22.94%.
Kryeshefi i ASK-së, Isa Krasniqi tha se Raporti për Migrimin, përmban aspektin demografik dhe atë socio-ekonomik të migrimit, kështu që për hulumtuesit, institucionet dhe organizatat e ndryshme, të dhënat për migrimin ndërkombëtar paraqesin një burim të rëndësishëm për të vlerësuar trendët e migrimit në aspektin riprodhues, gjinor dhe të moshës, përfundon komunikata.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











