Shkurt.ch
76 mijë dollarë për fotot e bëra nga shimpanza
Një seri e fotografive të titulluara "Moska shihet nëpërmjet syve të Mikkit” janë bërë nga një shimpanzë e quajtur Mikki
Fotot e realizuara në Sheshin e Kuq të Moskës nga një shimpanzë në fillim të viteve 90-ta u shitën në një ankand në Londër nga “Sotheby” për 50 mijë funte (më shumë se 76.500 dollarë amerikanë).
Një seri e fotografive të titulluara “Moska shihet nëpërmjet syve të Mikkit” janë bërë nga një shimpanzë e quajtur Mikki. Shimpanza ishte trajnuar nga artistët Vitaly Komar dhe Alexander Melamid. Më vonë fotografitë bëhen pronë e koleksionistit rus, Kira Flanzaich.
“Ndonjëherë duket se kafshët mund të bëjnë foto dhe gjëra të tjera më të mira sesa njerëzit. Ne mund të shohim se Mikki bëri një seri fotografish më të mira në Sheshin e Kuq të Moskës”, thotë Flanzaich.
Fotografitë e marra nga Mikki janë pjesë e projektit “Bashkëpunimi me kafshët” që ka filluar në vitin 1978. Qëllimi i projektit është që të ndryshohet qasja se vetëm njerëzit janë të aftë për të krijuar vepra arti.
“Pictures of Mikki” ka qenë pjesë e një koleksioni unik të më shumë se 800 fotografive nga periudha sovjetike e ekspozuar në ankandin e “Sotheby’s”.
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër