Shqipëria
772 mjekë janë larguar nga Shqipëria
Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Vjenës, nga viti 2010 në vitin 2017 janë larguar nga vendi 772 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare.
Ky numër përfaqëson me shumë se tri gjenerata të dala nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Tiranës, ku diplomimet mesatare në një vit janë më pak se 200 mjekë.
Kjo do të thotë se nga 7 gjenerata të diplomuarish, 3 kanë emigruar gjatë periudhës në studim. Gjithsej numri i mjekëve shqiptarë në emigrim është 1029, por 772 prej tyre kanë emigruar nga viti 2010 deri më 2017.
Pjesa më e madhe e mjekëve i janë drejtuar Gjermanisë. Shifrat besohet se janë edhe më të larta, pasi largimet e mjekeve dhe bluzave të bardha në përgjithësi kanë vijuar edhe pas 2017 e deri në 2020.
Ekspertët e Vjenës analizojnë se pandemia Covid-19 do të nxisë edhe më shumë emigrimin mjekëve nga vendet në zhvillim dhe Europa Lindore drejt Perëndimit, pasi pandemia Covid nxori në pah se sistemet shëndetësore në vendet e zhvilluara kishin mangësi. Nevojat më të larta për mjekë në Perëndim, bashkë me pagat e ulëta të mjekëve në Lindje, do të nxisin edhe më tej emigrimin e mjekëve nga Shqipëria, duke e dobësuar edhe më shumë aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të ofruar shërbime mjekësore cilësore. Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve për banorë ndër vendet e Europës dhe Ballkanit Perëndimor, por emigracioni do ta përkeqësojë më tej këtë trend.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











