Lajme
78 vjet nga lëshimi i bombës së parë atomike në Hiroshima
Japonia përkujtoi të dielën 78-vjetorin e bombardimit atomik të Hiroshimës në fazën përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore.
Duke marrë parasysh kërcënimin bërthamor në rritje në mbarë botën, kryebashkiaku i Hiroshima Kazumi Matsui bëri thirrje për heqjen e armëve bërthamore dhe e përshkroi politikën e parandalimit bërthamor të G7 si “marrëzi”, shkruan DË.
“Ata duhet të ndërmarrin menjëherë hapa konkretë për të na zhvendosur nga e tashmja e rrezikshme në botën tonë ideale,” tha ai ndërsa një zile paqe ra të dielën në orën 8:15 të mëngjesit, pikërisht kur më 6 gusht 1945, bombarduesi amerikan Enola Gay u nis, bomba e parë atomike në botë u hodh në një qendër popullsie, përcjell albinfo.ch.
Këtë vit, samiti i G7 u zhvillua në Hiroshima, e cila ndodh të jetë zona elektorale e kryeministrit japonez Fumio Kishida.
“Udhëheqësit në mbarë botën duhet të përballen me realitetin se kërcënimet bërthamore që po shprehen tani nga politikëbërës të caktuar zbulojnë marrëzinë e teorisë së parandalimit bërthamor,” tha kryetari i Hiroshima, Kazumi Matsui në ceremoninë ku mori pjesë edhe Kishida, shkruan DË.
Në ceremoninë përkujtimore rreth 50,000 njerëz, përfshirë viktima të moshuara që i mbijetuan bombardimeve, u mblodhën dhe mbajtën një moment heshtje.
Përvjetori i bombardimeve në Hiroshima u përkujtua në mes të kërcënimit në rritje të armëve bërthamore të nxitura nga pushtimi rus i Ukrainës.
Çështja paraqet një akt të ndërlikuar balancues për Kishidën. Japonia është tradicionalisht një avokate e
Bomba atomike amerikane e cila u hodh në Hiroshima u quajt “Djali i Vogël”. Mendohet se ka vrarë deri në 140,000 njerëz deri në fund të vitit 1945. Tre ditë më vonë, SHBA hodhi një bombë të dytë në Nagasaki. Besohet se ka vrarë deri në 70,000 gjatë katër muajve të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Pak ditë pas bombardimeve, më 15 gusht, Japonia bëri një njoftim zyrtar se po dorëzohej. Menjëherë pas kësaj, më 2 shtator, Japonia kapitulloi zyrtarisht, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore në Azi.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant Qendra për konsumimin e drogës Quai 9 do të zhvendoset nga zona pranë stacionit hekurudhor në... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana











