Bota
780 euro për familjet e varfra në Itali
Familjet e varfra italiane do të përfitojnë një ndihmë nga shteti prej të paktën 780 euro, një ndihmë që për Lëvizjen e Pesë Yjeve në pushtet është mbajtja e premtimit zgjedhor dhe një mjet për të luftuar varfërinë.
Plani i qeverisë synon gjithashtu që përfituesit e ndihmës financiare të kthehen në tregun e punës.
Në Itali u hapën zyrat e aplikimit për të ashtuquajturat “të ardhurat e qytetarisë”, një nga premtimet kryesore të Lëvizjes së pesë yjeve në pushtet. Plani i qeverisë italiane parashikon që çdo familje italiane të marrë të paktën 780 euro në muaj, shumë që rritet për të martuarit dhe familjet me fëmijë. Për disa është hapi i parë hapi për të mposhtur varfërinë, një revolucion në mirëqenien italiane. Për shumë të tjerë një masë e dobët që nuk do ta nxjerrë vendin nga kriza. Nga kjo ndihmë do të përfitojnë vetëm qytetarët italianë dhe jo emigrantët e natyralizuar, transmeton ‘Ora News’.
Për t’u kualifikuar në skemën e re të mirëqenies, një familje italiane duhet të ketë të ardhura mujore nën 9360 euro dhe kursime bankare deri në 6 apo 10 mijë euro në varësi të kushteve të familjes, përcjell albinfo.ch.
Ata që do ta përfitojnë ndihmën e shtetit duhet të angazhohen në kurse të trajnimit profesional, të marrin pjesë në veprimtari publike dhe të pranojë një nga tre punët që do t’u propozohen.
Por kur në prag janë zgjedhjet evropiane, një masë e tillë do të paraqitet si një premtim i mbajtur nga Lëvizja e Pesë Yjeve. Sipas kreut të saj Luigi Di Maio, një masë e tillë do t’i nxitë të papunët që të kërkojnë një punë dhe njëherësh pritet nxitjen e ekonomisë, duke forcuar shpenzimet.
Plani i qeverisë synon gjithashtu të punojë rreth 6000 trajnues për t’i ndihmuar përfituesit e ndihmës që të kthehen në tregun e punës.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












