Shkurt.ch
8 për qind më pak azilkërkues gjatë prillit
Numri i azilkërkuese kosovarë gjatë muajit prill ka rënë për 32 për qind, gjegjësisht gjatë prillit në Zvicër kanë kërkuar azil 50 kosovarë
Gjatë muajit prill në Zvicër janë bërë gjithsej 1376 kërkesa për azil, që është për 8 për qind më pak se gjatë muajit mars, kur ishin regjistruar 1500 kërkesa. Ndërsa krahasuar me prillin e vitit 2014 rënia ka qenë 6 për qind.
Trendi që është shënuar gjatë prillit tregon për një rënie të numrit të azilkërkuesve nga Eritrea dhe nga Sri Lanka si dhe për rritje të atyre nga Siria, njofton Sekretariati Federal për Migracion (SEM).
Janë regjistruar 232 kërkesa të azili nga shtetasit e Eritresë që është 25 më pak se një muaj më parë. Nga Siria ndërkaq gjatë prillit kanë ardhur 145 azilkërkues që është për 45% më shumë se gjatë marsit. E nga Sri Lanka janë shënuar 134 kërkesa azili ose 8 për qind më pak se në muajin mars.
Është interesante të shihet se numri i azilkërkuese kosovarë gjatë muajit prill ka rënë për 32 për qind, gjegjësisht gjatë prillit në Zvicër kanë kërkuar azil 50 kosovarë.
Sipas përvojës së deritashme, numri i azilkërkuesve ka lëvizje në varësi edhe nga sezoni. Për shkak të motit të ligë, gjatë dimrit kanë arritur më pak refugjatë ta kalonin Detin Mesdhe në rrugë për Italinë e Jugut. Ndërsa me për shkak të situatës së rendë në Libi dhe me fillimin e muajve të pranverës fluksi i refugjatëve drejt Italisë është rritur sërish.
Ndërkohë, gjatë prillit 2015 janë zgjidhur në shkallën e parë 2384 kërkesa azili. Prej tyre 464 janë refuzuar në bazë të Marrëveshjes së Dublinit ndërsa 606 personave u është njohur azili dhe 693 të tjerëve u është dhënë statusi i pranimit të përkohshëm (F).
Nga Zvicra gjatë prillit janë dëbuar 676 azilkërkues, ose 194 më pak se gjatë marsit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













