Lajme
8 shoqata studentore shqiptare takohen në Vjenë
Sipas legjendës, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu si porosi të fundit thuhet të këtë thënë që thuprat një nga një thyhen edhe nga një fëmijë, por së bashku si thzen dot edhe dikush me fuqi të madhe. Një legjendë, me analogji tepër të thjeshtë ndoshta, e mistifikuar në nivele të ndryshme dhe natyrisht e papërshtatshme në argumente shkencore. Të njëjtat mund të thuhen edhe për krijimin e heronjve në përgjithësi. Por edhe këto legjenda lindën nga nevoja për një ide thjeshtëzimi i të cilës nuk mohon konceptin e saj.
Pra, qoftë legjendë e mistifikuar apo nostalgji e fabrikuar nga rilindasit tanë, helmeta dhe shpata e Skënderbeut janë artefakte të rëndësishme për ideologjinë e të qenit shqiptar. Dhe, rreth tyre u mblodhëm në Vjenë 65 studentë nga 8 shoqata studentore shqiptare në 4 shtete të ndryshme të Evropës.
Në bashkëpunim studentët shqiptarë nga shoqatat studentore:
Shoqata studentore shqiptare «Studenti» Zürich
Association des Étudiants Albanais de Lausanne (AEAUL)
Albanian Student Organisation “Vlera” Belgium
Albanian Student Association Fribourg (ASAF)
Association des Étudiants Albanais de Genève (ASSOEAG)
Shoqënia e Studentëve Shqiptar Wien
Albanian Youth Organization Mannheim/Heidelberg (AYO)
Vereinigung albanischer Studenten Universitas Dispargum Assindia (VaS NRW)
Në një dyzim të çuditshëm, por aspak të papritur. Guideja duke u munduar të na shpjegojë që pjesa e lartë e shpatës ishte shtuar më vonë në Itali. Tregoi që punimi qenka bërë në mënyrë evropiane për të imituar atë osmane. Vetëm për t’u korrigjuar, që natyrisht edhe Shqipëria ishte Evropë, nga që Skënderbeu kishte luftuar saktësisht kundër Perandorisë Osmane, por «you know what I mean».
Prapë, na mbeti Shqipëria aty diku, tepër afër për të qenë e huaj, por edhe tepër larg për të quajtur veten të njëjtë me Evropën.
Disi duke na legjitimuar kështu përshtypjen që kemi. Të jesh shqiptar është një përgjigjësi, të jesh student shqiptar, është përgjegjësi e dyfishtë. Duke pasur këtë në mendje, pse të mos i japim zë perspektivës sonë, e cila mund të ketë potencial për ide të vlefshme në gjithësi, universale, t’i quajmë.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës










