Lajme
80 për qind më pak viza gjermane pune për Ballkanin gjatë pandemisë
Vitin e kaluar, viza pune kanë marrë vetëm 5,188 punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor ndërsa në vitin 2019 ishin 27,259
Në Gjermani, sipas Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, vitin e kaluar, në krahasim me një vit më parë, një numër shumë më i vogël punëtorësh nga Ballkani Perëndimor kanë marrë viza pune, shkruan epd.de. Sipas kësaj agjencie, numri i vizave të miratuara ka rënë për rreth 80 për qind.
Kështu, në vitin e kaluar, viza pune kanë marrë vetëm 5,188 punëtorë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, transmeton albinfo.ch. Sa për krahasim: në vitin 2019 ishin 27,259!
Përveç kësaj, autoritetet gjermane kanë refuzuar 34 për qind të vizave vitin e kaluar, krahasuar me vetëm 24 për qind sa kishin refuzuar një vit më parë.
Kjo tendencë ulejej lidhet me pandeminë e koronës.
Në kushtet aktuale, njerëzit mund të hyjnë në Gjermani përmes të ashtuquajturës rregullore e Ballkanit Perëndimor vetëm nëse duan të punojnë në fusha të rëndësishme për kujdesin, në veçanti si ndihmës infermierie ose shofer profesionist.
Ndërsa, pavarësisht nga kjo, në Bashkimin Evropian lejohen të hyjnë vetëm specialistë të kualifikuar posaçërisht.
Sipas Ministrisë së Jashtme, shumë zyra vizash në misionet diplomatike gjermane jashtë vendit kanë punuar me orar të kufizuar ose vetëm në mënyrë emergjente, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, aktualisht nuk ka kohë shtesë të pritjes për aplikimet.
“Rregullorja e Ballkanit Perëndimor” ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2016. Në kushte të caktuara, ajo ua lehtëson hyrjen në tregun gjerman të punës shtetasve të regjionit të përmendur.
Në janar, qeveria federale ka zgjatur rregulloren deri në vitin 2023, por në të njëjtën kohë e ka kufizuar atë në 25,000 miratime të vizave në vit.
Në vitin 2018 janë lëshuar rreth 21,000 viza pune ndërsa në vitin 2017 ishin 25,341.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot















