Kosova
8,544 raste aktive me koronavirus në Kosovë
Kosovë, lejohet vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeç
Numri i rasteve aktive në Kosovë është 8,544, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përcjell albifo.ch.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,286 persona.
Mësohet se rreth 22 mijë persona kanë marrë të hënën vaksinën anti-COVID nëpër qendrat e vaksinimit në Kosovë.
Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, saktësisht 21 mijë e 908 vaksina janë administruar sot.
Deri më tani në Kosovë janë dhënë 602 mijë e 231 vaksina.
Me dozën e parë janë vaksinuar 175 mijë e 655 qytetarë, ndërkaq numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 213 mijë e 288.
Numri i terminëve të rezervuar për të hënën ka qenë 20 mijë e 464 termine.
Deri tani janë vaksinuar mbi 22 mijë studentë, megjithatë, numri më i madh i të vaksinuarve i përket kategorisë së pensionistëve, ku janë vaksinuar deri më tani mbi 139 mijë.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë vendim që të lejohet vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12- vjeçare me vaksinën Pfizer.
Sipas komunikatës për medie nga Ministria e Shëndetësisë, Vitia ka aprovuar rekomandimin e dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.
Sipas këtij plotësimi, do të vaksinohen edhe fëmijët mbi 12-vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore me vaksinën Pfizer.
Ndryshe, numri i fëmijëve të infektuar me COVID-19 gjatë ditëve të fundit është rritur dukshëm.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten











